E Diel, 1 Nëntor 2026

Besim Bulku: Ju lutem na ndihmoni të gjejmë vëllain

Apeli

Vëllai i personit të larguar nga banesa prej më shumë se 20 ditësh u bën apel të gjithëve që ta ndihmojnë për gjetjen e tij. Sipas Besim Bulkut, 43 vjeç, ai ka shkuar vetë në polici për të denoncuar humbjen e vëllait, i cili është pronari i një lokali njëkatësh. Ankthi për zhdukjen e tij ka pushtuar jo vetëm familjarët, por edhe të njohurit e tij, të cilët diskutojnë në lokal nga mëngjesi në darkë, duke u munduar ta mbështesin sa më shumë këtë familje. “Ai ka tre djem, më i madhi 15 vjeç, i dyti 9 vjeç dhe i treti 2 vjeç. Gjithë jetën është munduar të kujdeset për familjen dhe rrallëherë largohej nga lokali. Por, asnjëherë nuk e fikte telefonin dhe nuk zhdukej për ditë të tëra. Ju lutem na ndihmoni ta gjejmë”, bën apel Besim Bulku. Ai tregon se me të ishte si shok, pasi dy vëllezërit e tjerë jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vetëm me Arjanin kishin mbetur këtu. Më tej shprehet se ata nuk kanë pasur ndonjë konflikt dhe nuk kanë ndonjë pasuri të madhe. Ata kërkojnë ndihmë që njeriu i tyre të kthehet pranë familjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›