Besimi: Maqedonia plotëson kriteret për hyrjen në NATO
SHKUP - Ministri maqedonas i Mbrojtjes, Fatmir Besimi deklaroi se vendi i tij plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për anëtarësim në NATO dhe për të përmbushur këtë synim strategjik ka vënë në funksion gjithë potencialin profesional dhe politik.
“Maqedonia de facto po bën të gjitha përpjekjet dhe plotëson të gjitha standardet, ne vazhdojmë me të gjithë potencialin profesional dhe politik që të tregojmë se Maqedonia një ditë do të jetë anëtare e NATO-s, dhe kjo vazhdon. Sa i përket samitit nuk është praktikë që të spekulohet prej para se si do të jenë mendimet rreth Maqedonisë, tema kryesore është ‘smart-defence’, ndërsa sa i përket Maqedonisë vazhdojmë të tregojmë interesimin tonë në këtë drejtim”, i shpreh Besimi.
Sipas ministrit Besimi, autoritetet maqedonase po bëjnë gjithçka për zgjidhjen e çeshtjes së emrit me Greqinë.
(er.nu/tg/BalkanWeb)