Massimo Gaiani, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri
TIRANE - Diplomati Massimo Gaiani u emërua ambasador i Italisë në vendin tonë, në vend ambasadorit Saba D’Elia, të cilit i ka përfunduar mandati 4-vjeçar.
Massimo Gaiani ka lindur në vitin 1956 në Addis Abeba të Etiopisë. Prej vitit 1982 ka hyrë në shërbimin italian dhe ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme që lidhen me diplomacinë dhe marrëdhëniet e Italisë me Bashkimin Europian.
Gaiani është specializuar në diplomacinë ekonomike dhe ka punuar disa vite në Komitetin Ekonomik në Bruksel dhe në Ambasadën e Italisë në Ëashington.
Prej vitit 2005, Gaiani ka qenë Këshilltar i Ministrit për Politikat Komunitare, ndërsa më pas ka punuar si Koordinator i Zyrës së Komitetit ndërministror për Çështjet Evropiane në qeverinë italiane.
Massimo Gaiani ka qenë drejtues i Konsullatës Italiane në Montreal dhe ka pasur funksione të rëndësishme në Drejtorinë e marrëdhënieve ekomomikë dhe drejtorinë e integrimit europian, në Ministrinë e Jashtme të Italisë.
Ambasadori Gaiani do të marrë zyrtarisht detyrën më 4 dhjetor.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha pret ambasadorin D’Elia me rastin e përfundimit të detyrës