E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi, KESH-CEZ replika në distancë

TIRANE-KESH në një reagim të fundit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e CEZ Shpërndarjes lidhur me borxhet.
KESH sqaron se CEZ i detyrohet 58 milion euro borxh dhe nuk bëhet fjalë sipas këtij institucioni për debi të trashëguara, por për një borxh të krijuar që nga dhjetori i vitit 2010dhe në vijim.

Sipas KESH, CEZ ka 12 muaj që nuk paguan për energjinë që merr nga KESH.
Një tjetër fakt që KESH kërkon ta bëjë publik është se CEZ Shpërndarje nuk ka bërë një planifikim të konsumit të energjisë mbi bazën e statistikave shumëvjecare, ashtë sic e kërkon edhe modeli i tregut.
Në fillim CEZ kërkoi një konsum vjetor të energjisë 4.3 miliarde kilovat orë ndërkohë që deri tani sasia e furnizuar është 5.2 miliarde kilovat orë ose 900 milion kilovat me shume se planifikimi fillestar.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›