Disfata e Sitit, mediat angleze sulmojnë Mançinin
LONDER-Tani vetëm një mrekulli mund ta kualifikojë Mançester Sitin në turin tjetër të Champions League. Mediat angleze kanë qenë njëzëri ditën e mërkurë, në komentet e tyre për ndeshjen e së martës mes Napolit e Sitit. “Mirror” shkruan se “anglezët pësuan dy gola idiotë”, ndërkohë që shtypi ka qenë thuajse unanim në kritikat ndaj Roberto Mançinit. “Nuk mjaftojnë paratë për të garantuar suksesin”, shkruan “Daily Mail”, që për skuadrën e Sitit komenton se në “Evropë është gjithë zhurmë, por pa asnjë rezultat”. Pra, ëndrrat për lavdi të Sitit në Evropë, thuajse u shkatërruan nga një skuadër e ndërtuar me shuma modeste në krahasim me ato të derdhura nga sheikët arabë. “Napoli e trembi skuadrën e Mançinit”, shkruan “Telegraph Sport”. Sipas mediave angleze, Mançini hyri në fushë me ide të çuditshme, ndërsa u kujtua të sulmonte vetëm në 10 minutat e fundit. Kritika edhe për Mario Balotelin, që përpara ndeshjes u fotografua në restorant duke ngrënë pica me të dashurën e tij Rafaela Fiko.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)