E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticioni firmoset në Fier, Spahiu: Regjistrimi etnik rrezikon bashkëjetesën

FIER- Aleanca Kuq e Zi vazhdon të mbledhë firma për kauzën e saj kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare. Pas Vlorës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit e Korcës, peticioni është firmosur sot edhe në qytetin e Fierit.

Qytetarët kanë nënshkruar peticionin, ndërsa përfaqësues të “Aleanca Kuq e Zi” kanë theksuar se me anë të këtij peticioni i jepet fund njëherë e mirë falsifikimit të kombësisë shqiptare. Firmëtari i parë i këtij peticioni Kreshnik Spahiu i ndodhur sot në Fier, në ndjekje të kësaj kauze ka deklaruar edhe njëherë se regjistrimi etnik rrezikon bashkëjetesën.

“Vetëdeklarimi i kombësisë dhe fesë nuk korigjon regjistrin civil, por rrezikon bashkëjetesën. Asnjë gjykatë Europiane nuk e ndryshon kombësinë”,- deklaroi më tej Spahiu.

Me anë të këtij peticioni, i cili duhet të mbledhë tashmë 50 mijë firma për t`u kthyer në nismë ligjore, shoqatat kërkojnë ndryshimin e ligjit të regjistrimit të popullsisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›