E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi-Pacollit: Mos harroni krimet e Milloshevicit në Kosovë

TIRANË- Preidenti i Kosovës në ditën e tij të dytë të vizitës në Shqipëri është takuar me krerët e partive PDIU, Shpëtim Idrizi dhe LSI-Ilir Meta.
Në fjalën e tij, kryetari i PDIU-së Idrizi, nënvizoi se për Kosovën është e rëndësishme të mos harrojë krimet e luftës që janë bërë ndaj qytetarëve të saj, ngailloshevici. “Ndamë pikëpamje të përbashkëta që Kosova ka nevojë që të mbajë të fortë dhe të fuqishme memorien kolektive për krimet e ndodhura në shtetin e Kosovës mbi qytetarët nga dhuna e Miloshevicit. Është e mirpritur për të gjithë shqiptarët vizita e Pacollit në Shqipëri”,- tha më tej Idrizi.

Ndërsa presidenti i Kosovës, u shpreh se për kauzën e saj Kosova ka mbështetjen e europianëve. “Biseduam për të drejtat e njeriut, kemi mbështetjen e europianëve që ndihmon kaluzën tonë të madhe, biseduam për një treg të madh shqiptar, për të cilin unë kam këmbëngulur që të jetë temë e bisedimeve, unë i thashë mikut tim se Kosova nuk do ta lërë këtë iniciativë vetëm me fjalë”,- nënvizoi Pacolli.

Ndërsa takimin me Ilir Metën, Pacolli e ka konsideruar si një takim me një mik që ka punuar shumë për cështjen e Kosovës.
“Takimi me mikun tim Ilir Meta ka rëndësi të vecantë, është një njeri që ka dhënë kontribut të madh për afirmimin e Kosovës, ka punuar shumë për njohjet e Kosovës”,- tha Pacolli.

Kreu i LSI-së nga ana e tij u shpreh se mes dy vendeve, ku kufijtë janë fare konvencialë do vazhdojnë të thellohen bashkëpunimet. "LSI mbështet politikën e presidentit të Republikës së Kosovës; qeverisë së Kosovës, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, projektet madhore qe kane perpalruar me sukses do ti forcojme edhe me tej ne maredheniet e shkelqyera ne te dyja anet e kufirit I cili eshte fare konvencianal",- deklaroi Meta.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Idrizi-Pacollit: Mos harroni krimet e Milloshevicit në Kosovë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›