Jeremiç mesazhe fyese ndaj kryeministres kroate

Marrëdhëniet kroato-serbe sa vijnë e tensionohen dhe deklaratat kundërshtuese mes politikanëve të të dyja vëndeve, nuk janë ndalur. Një ditë pasi kryeministrja e Kroacisë, Jodranka Kosor akuzoi Tadiçin, tashmë vjen sulmi i radhës, nga Beogradi.
Sipas mediave kroate, është pikërisht ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili lëshoi komente përçmuese në drejtim të kryeministres kroate, Kosor. Gjatë një prezantimi me studentët, në të cilën ishte duke folur për politikën e jashtme të Serbisë, Jeremiç, i është drejtuar studentëve që të mos i drejtonin pyetje sa i takonte palës tjetër. "Ju lutem, mos më shtroni pyetje për kryeministren Jadranka Kosor", tha Jeremiç, i cili nuk u përmbajt nga të qeshurat.
Marrëdhëniet mes palëve, u përkeqësuan pas vizitës së Kosor në Kosovë, ndërsa roli ndërmjetës i kryeministrit slloven, Pahor nuk është pranuar nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.