E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, largohet barrikada në Banjskë

Trupat paqëruajtëse të KFOR-it kanë njoftuar se pas ndalimit të disa kamionëve që po tentonin nga Serbia të hynin ilegalisht në Kosovë, situata e sigurisë në veri është e qetë dhe e stabilizuar, ndërkohë që serbët kanë hequr barrikadën e vendosur në fshatin Banjskë.

Tre kamionë me karburant që vinin nga Serbia, të cilët u munduan të kalojnë përmes rrugëve alternative janë ndaluar që të hyjnë në Kosovë nga ana e KFOR-it dhe kamionët janë kthyer për në Serbi, thuhet në një deklaratë. Gjatë kësaj kohe, serbët e veriut të Kosovës mbyllën bllokadat e rrugëve në Banjskë në rrugën “Rimbeaud” dhe penguan makinat e KFOR-it që të arrijnë në vijën e kufirit.

Njësitë e KFOR-it në anën tjetër izoluan këtë rrugë, në mes të këtyre bllokadave të rrugëve në Banjskë, si dhe rrugën lidhëse me magjistralen Mitrovicë-Zveçan-Leposaviq, në lindje të Banjskës, ndërkohë që të dielën pasdite shtabi i përgjithshëm i KFOR-it është informuar që barrikadat në Banjskë janë larguar nga serbët lokalë.

Me qëllim të ofrimit të mjedisit të qetë dhe të sigurt në këtë zonë, KFOR-i zotohet se do të vazhdojë të mbajë rrugën të mbyllur për automjetet me mallra komerciale si dhe për kamionë për arsye të sigurisë.
KFOR-i është i gatshëm që të mbrojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe të përballet me çfarëdolloj situate, përfundon më tej deklarata.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›