Besnik Hasi : Evropa? Nuk duhet nxituar!

Nga Fatjon Pandovski, Albaniasoccer.com
Tek i ka dhene lamtumire aktivizimit te tij me kombetaren shqiptare, duket sikur angazhimet dhe dedikimi i tij total me klubin belgjian Cercle Brugge qe merr pjese ne Jupiler League, po shpalosin akoma me mire, vetite, karakteristikat dhe cilesite e lojtarit shqiptar ne fushen e lojes. Skuadra e Cercle sapo ka perfunduar 3 takime brenda 7 diteve, 2 prej te cilave me rivalen Standard, me te cilen ndajne vendin e dyte dhe te trete ne klasifikim. Skuadra e Hasit e mundi Standartin 4-1 ne takimin e pare per 1/8 e Kupes se Belgjikes, nderkohe qe tre dite me vone u ndane ne barazim 0-0 ne kampionat, duke i dhene mundesi skuadres Brugge te shkeputet 3 pike nga ndjekeset Standard dhe 4 nga Cercle. « Nuk mund te mundesh aq lehte nje skuader aq te mire dy here brenda 3 diteve », u shpreh mesfushori shqiptar i skuadres Cercle Brugge ne nje bisede te tij. «Ky eshte nje muaj i ngarkuar per ne, por shpresojme qe te jemi te suksesshem. Fitorja ne fundjave me Dender ishte shume e rendesishme, sepse na la te njejtat pozita me dy kryesueset, nderkohe qe me Standard do te luajme edhe njehere ne fund te muajit ndeshjen e kthimit per Kupe », theksoi Hasi i cili u aktivizua gjate gjithe takimit si titullar. Cercle fitoi 4-2 ndaj Dender dhe 36 vjecari u be protagonist i kartonit te kuq te nxjerre nga gjyqtari kryesor per Deflandre, i cili i nderhyri ne menyre te parregullt Besnikut ne minuten e 86-te duke u ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhe dhe duke u larguar nga fusha. « Kemi nje skuader te mire dhe pretendente, por akoma jemi shume larg perfundimit », u shpreh Hasi per skuadren e cila konsiderohet te kapi vendet e siperme te renditjes dhe te siguroje nje vend qe te luaje ne Kupat e Evropes edicionin e ardhshem. « Padiskutim, qe e duam vendin e pare (buzeqesh futbollisti), por nuk eshte aq e lehte deri ne fund, ta hedhesh ate goditjen perfundimtare. E rendesishme eshte per ne te ruajme formen dhe te mos kemi demtime ne skuader », cilesoi Hasi, i cili do te theksonte duke perfunduar se : «Une jam duke u kenaqur ne kete periudhe dhe jam duke e gezuar cdo ndeshje, sepse eshte shume eksituese nje situate e tille ne fund te karrieres sime ».