E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret e Bundesliges austriake, nga Salihi te Idrizaj

Me ndeshjen Salzburg - Mattesburg, qe do te luhet te Premten ne mbremje, hapet sezoni pranveror i Bundeliges austriake, ne te cilen do te aktivizohen kater futbolliste shqiptare ose me origjine shqiptare, nga te cilet vetem Hamdi Salihi posedon pasaporte shqiptare. Per futbollistet shqiptare pjesa e mbetur e kampionatit do te jete shume e rendesishme si per objektivat personale ashtu edhe per objektivat e skuadrave respektive.
Ronald Gercaliu dhe Emin Sulimani kane objekt te qarte titullin kampion. Pasi kryesoj kampionatin per muaj te tere, Austria Magna e mbylli me disa rezultate te pakenaqshme sezonin dimeror, duke perfunduar ne vend te trete, por njekohesisht me pike te barabarta me vendin e pare, cka le gjithcka hapur. Ronald Gercaliu ka qene titullar i padiskutueshem dhe i ka mungura formacionit vetem kur ka qene i demtuar. Edhe aktivizimi i tij, sidomos sprintet e fuqishme ne krahun e majte ne ndeshjen miqesore ndaj Kombetares angleze jane vlesuar positivisht nga mediat dhe opinioni sportiv austriak. Megjithate eshte e paqarte, nese Gercaliu do te jete pjese e kombetares austriake ne Euro 2008, dhe percaktuese do te jene edhe skemat e tranierit Hickersberger, i cili ne ndeshjen e fundit ndaj Anglise luajti me nje formacion 3-5-2.
Per Sulimanin mundesite qe te aktivizohet me kombetaren austriake ne Euro 2008 jane teper minimale, mqs reparti i mesfushes austriake eshte i „mbipupulluar". Objektivi i tij kryesor mbetet te arrije nje vend titullari ne klubin e tij Austria Magna, ku dhe konkurrenca pas rikthimit te ish lojtarit te Olympik Marseille Vachousek do te jete shume e madhe.
Hamdi Salihi e starton kampionatin me Ried nga vendi i state, me 8 pike diference nga vendi i pare dhe 9 pike diference nga vendi i fundit. Ried ka objektiv zenien e nje vendi qe te con ne kupat e Europes: Megjithate duhet te beje shume kujdes qe te mos rreshqase ne fundin e tabeles.
Hamdi Salihi vjen pas nje sezioni te shkelqyer dimeror. Per pjesen e mbetur te kampionatit priten prej tij edhe shume gola te tjere, te cilet jo vetem do ta ndihmonin skuadren, por edhe do ti sherbenin CV personale, pasi Ried eshte nje skuader me buxhet modest ne Bundesligen austriake.
Per Idrizaj do te jete sezioni pranveror mjaft vendimtar. Megjithese i cilesuar si nje talent i jashtezakonshem, Idrizaj nuk arriti te tregonte vlerat e tij ne Angli. Per pjesen e mbetur te sezonit, ai eshte huazuar nga Liverpool tek Wacker Innsbruck, qe gjendet ne vendin e parafundit, me pike te barabarta me vendin e fundit. Tek Innsbruck Idrizaj ka gjetur nje „njohes te mire te shqiptareve", ish- tranierin e Sulimanit dhe Salihit tek Ried, Helmut Kraft, i cili ne disa intervista ka shprehur besimin e tij tek vlerat e Idrizajt.
Nje paraqitje e shkelqyer tek Innsbruck do ti sherbente Idrizajt jo vetem per te bindur Rafael Benitez per zgjatjen e kontrates me Liverpool, por pse jo edhe per te qene pjese e Kombetares austriake ne Euro 2008, mqs reparti sulmues cilesohet si me problematiku.
Gjithsesi me Sulimanin, Gercaliun, Salihin dhe Idrizajn numri i "shqiptareve" ne Bundesligen austriake ka shkuar ne kater, dhe ne vitet e ardhshme mund te rritet me shume duke pasur parasysh talente si Benjamin Sulimani, Butrint Vishaj ne kategorine e dyte dhe disa futbolliste te tjere ne ligat regionale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›