E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemi pothuajse të kualifikuar

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho e ka përshëndetur lojën që bënë lojtarët e tij kundër Lyonit, në fitoren bindëse 4:0, në kuadër të Grupit D të Ligës së Kampionëve. Trajneri portugez thotë se kualifikimi pothuajse është siguruar, pas golave të Karim Benzema, Sami Khedira, Hugo Lloris (autogol) e Sergio Ramos.

Tash, ‘Los Blancos’ kanë 5 pikë më shumë se kundërshtarët. ‘Special One’ thekson se ekipi i tij është një hap larg të tetës së finales, por shton se ishte e rëndësishme që të mbyllet faza e grupeve në pozitën e parë.

“Është më mirë ta përfundojmë në pozitën e parë, sesa të dytën. Neve na mungojnë edhe tri pikë, por është një gjë vitale që do ta përfundojmë përpara Ajaxit dhe Lyonit. Sonte më pëlqeu gjithçka. Niveli i lojës ishte perfekt, çdo gjë shkoi mirë”, deklaroi ish trajneri i Portos, Chelseas dhe Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›