Do e shikoj me kënaqësi videon e Peles

“Nëse ma sjell, do ta shikoj me kënaqësi videon dhe do të mësoj nga gjërat e jashtëzakonshme që ka bërë ai”, deklaroi Messi, para ndeshjes kundër Viktoria Plzen, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Yllit argjentinas nuk i bëjnë aspak përshtypje rekordet. Ai nuk insiston gjithsesi t’i shënojë 39 gola për një sezon, në mënyrë që të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit katalunas në La Liga.
“Nuk është objektiv imi. Sa më shumë që shënoj, është më mirë për skuadrën, por nuk mendoj për primatin”, vijoi ai.
Në fund, Messi ka kërkuar të mos krahasohet me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. “Krahasimet me Ronaldon janë krijuar nga gazetarët. Unë nuk kam asnjë problem me të. Unë mundohem vetëm ta ndihmoj skuadrën time. Nuk e shikoj kurrë se çka bën Ronaldo, me objektivin që mos të lejoj që të bëhen krahasime”, deklaroi Messi.