E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, njësoj

Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur fare, në renditjen më të re të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA). Kuqezinjtë gjenden në pozitën e 71-të me 462 pikë, njëjtë si në renditjen e muajit të kaluar. Humbja nga Franca dhe barazimi me Rumaninë, nuk ia kanë prishur punët ekipit të Josip Kuzes, i cili gjendet përpara Kinës dhe prapa Austrisë.

Spanja mban primatin

Spanja vazhdon ta mbajë primatin në renditjen botërore të FIFA-s me 1624 pikë. ‘Stuhia e Kuqe’, kampione e botës dhe Evropës, ndiqet nga nënkampioni botëror, Holanda dhe Gjermania. Brazili përparoi për dy vende, duke u ngritur në pozitën e pestë, prapa fituesit të fundit të Copa Americas, Uruguai. Përparim ka bërë edhe Italia, që tash është e gjashta.

Renditja e FIFA-s

1. Spanja 1624 pikë

2. Holanda 1425

3. Gjermania 1352

4. Uruguai 1230

5. Brazili 1144

6. Italia 1135

7. Anglia 1101

8. Greqia 1044

9 Portugalia 1044

10. Argjentina 1030

------------------------

71. Shqipëria 462

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›