E Diel, 1 Nëntor 2026

Besnik Mustafaj: Si e ka përdorur Berisha Kastriot Islamin si Kalë Troje brenda opozitës

Share

Besnik Mustafaj, ish- ministër i Jashtëm, në një analizë të gjatë, publikuar nga gazeta Panorama, shpjegon se si Sali Berisha e ka përdorur Kastriot Islamin si Kalë Troje brenda opozitës.

Mustafaj niset nga fjala e Berishës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku foli se sa mirë i ka marrëdhëniet me opozitën, ndërkohë që si përfaqësues të opozitës kishte Kastriot Islamin, që në fakt nuk ishte i votuari i opozitës, por i zgjedhuri i pushtetit për të qenë opozitë.

Mustafaj i rikthehet shënimeve që ka mbajtur më 24 dhjetor të vitit të shkuar, në vigjilje të Krishtlindjeve, pikërisht për votimin që i bëri mazhoranca emrit të Kastriot Islamit për të qenë pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Mustafaj rrëfen se si në vitin 1999 Partia Socialiste kishte bërë të njëjtën gjë, duke përdorur Genc Pollon si Kalë Troje. Ata e kishin votuar Pollon për të qenë pjesë e delegacionit të Këshillit të Europës, pavarësisht se Berisha e quajti një dhunim të rëndë të demokracisë. Mustafaj thotë se Berisha u zemërua shumë. Mustafaj thotë se votimi i Islamit mund të ketë ardhur edhe nga një betim i fshehtë i Berishës për hakmarrje.

Por ish- ministri i Jashtëm zbulon edhe një detaj tjetër. Ai thotë se kur u bënë ndryshimet kushtetuese, asnjë propozim nuk ishte demokrat. Në fakt të gjitha propozimet ishin bërë nga Kastriot Islami. Në vetëdijen time Berisha nuk dorëzohej aq lehtë, shkruan Mustafaj duke shtuar se Kastriot Islami ishte përdorur nga Berisha për të marrë ato ndryshime kushtetuese që dëshironte. Mustafaj kujton se Berisha nuk e quante më nga ajo ditë Kaçi i zi Kastriot Islamin. Në fund Mustafaj thumbon edhe kryetaren e Kuvendit që e vlerësoi figurën e Kaçit dhe deklaron se ajo që ndodhi atë ditë në sallën e Kuvendit ishte një zvetënim moral i Berishës.

Kureshtar jam të di nëse vetë Kastriot Islami ndihej i qetë tek e dëgjonte Berishën të shpallte para asaj salle të nderuar, pa iu dridhur qerpiku, dashurinë e vet për opozitën, pyet Mustafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›