E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët demokratë e shprehin pakënaqësinë ndaj ndryshimeve në qeveri në heshtje

Share

Mark Marku është i vetmi deputet demokrat që ka folur hapur kundër ndryshimeve në qeveri. Por ai nuk është i vetmi. Shumë deputetë të tjerë janë të pakënaqur me ndryshimet në qeveri, por e shprehin këtë revoltë në heshtje, pasi druhen të dalin hapur, raporton Shqip.

Kryeministri Sali Berisha disa herë është krenuar se ndryshe nga Fatos Nano dhe socialistët që kanë ndryshuar mbi 70 ministra si në një hipodrom, ai nuk ka ndryshuar kuajt. Mirëpo fakti që Berisha e vazhdon garën me vetëm ato kuaj që e ka nisur ka shkaktuar zemërim mes demokratëve. Po ashtu ata janë të shqetësuar se në prag të zgjedhjeve të reja, ata do të shkojnë drejt elektoratit me një kabinet me të njëjtat fytyra. Demokratët janë të shqetësuar edhe për ndryshimet dhe manovrat e LSI.

Por deri më tani ka heshtje, një heshtje që ndoshta mund të bëhet e rrezikshme për Berishën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›