PS shqetësohet se Flamuri do fusë duart në zgjedhje
Share
Partia Socialiste është e shqetësuar nga emërimi i Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Flamur Noka në krye të Ministrisë së Brendshme, e cila ka një rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor. Këtë gjë e bëri të ditur bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, duke folur për emisionin Intervista në Vizion Plus.
Gjiknuri tha se emërimi i tij tregon shkrirjen e partisë me shtetin, duke paralajmëruar se në rast se preken zgjedhjet, revolta popullore do jetë shumë e fuqishme.