E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Besojini Kushtetutës së Kosovës”

Doris Pack u ka bërë thirrje serbëve, të cilët banojnë në Kosovë, që të kenë besim në Kushtetutën e re të këtij vendi.

Shefja e delegacionit për Evropën Juglindore të Parlamentit Evropian, Pack, ka deklaruar në Prishtinë se, institucioneve të Kosovës dhe liderëve politik u duhet të bëjnë sa më shumë përpjekje, që serbët e Kosovës të kenë besim në Kushtetutën e re të Kosovës.  “Kushtetuta e re do u ofrojë atyre mundësi të shumta për të bërë më shumë për jetën e tyre, të kenë identitetin e tyre dhe të kenë raporte me shtetet fqinje. Ne inkurajojmë Presidentin të përpiqet t’i bëjë njerëzit, minoritetet, veçanërisht serbët, t’u besojnë institucioneve, pasi këto institucione u ofrojnë atyre shumë mundësi që të jetojnë, të kenë të drejtën e identitetit, të kenë raporte të mira me shtetet fqinje”, tha Pack. Eurodeputetja vlerësoi se, institucionet e Kosovës kanë treguar përmbajtje dhe përkujdesje për të gjithë qytetarët e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›