Prishtina-Shkupi nënshkruajnë Protokollin për demarkacionin
Dje u zhvillua takimi i dytë mes komisionit të Prishtinës dhe Shkupit mbi çështjen e demarkacionit, i cili u finalizua me nënshkrimin e Protokollit të bashkëpunimit.
U desh të kalonin disa orë, përpara se komisioni maqedonas të bindej për nënshkrimin në një dokument ku partner ishte Republika e Koisovës, të cilën ata ende nuk e kanë njohur si shtet. Maqedonia vendosi më në fund firmën pas një pune “bindëse” me konsultime të shumta përmes telefonit me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë dhe ndërprerjeve të disa herë radhazi të mbledhjes. Më në fund Shkupi zyrtar u pajtua ta hedhë nënshkrimin në Protokollin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, që do të thotë nënshkrimin e dokumentit të parë që autoritetet maqedonase firmosin nën mbishkrimin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij protokolli, parashikohet që të shënohet vija kufitare 125 kilometërshe midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë në një periudhë kohore 1 vjeçare. Kryetari i Komisionit kosovarë, Bekim Çollaku tha se sipas Protokollit të nënshkruar, procesi i demarkacionit të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës, duke pasur për bazë Planin e Ahtisarit, duhet të përfundojë në afat prej 1 viti. Nga pala maqedonase nënshkroi kreu i delegacionit maqedonas, Todor Nanev. Në takimin e radhës, i cili do të mbahet në Prishtinë, do të caktohet edhe rregullorja e grupit punues, i cili në terren do të duhet të bëjë shënimin e vijës 125 kilometërshe kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Në takim e djeshëm morën pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë. Kontestuese mes dy vendeve janë rreth 2 mijë e 500 hektarë tokë, e cila ndodhet në rajonin Debëlldesë që iu dhurua Maqedonisë në vitin 2001 nga territori i Kosovës.