“Serbia të mos e kalojë linjën e kuqe”
Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker, deklaroi për mediat e Beogradit se Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje lokale në territorin e Kosovës, pasi kjo paraqet shkelje të rezolutës 1244.
Kjo nuk është deklarata e parë e UNMIK-ut për këtë çështje dhe komentet për të po ashpërsohen dita-ditës, ndërsa Serbia insiston se do t’i mbajë zgjedhjet në Kosovë, siç u shpreh kryeministri Koshtunica: “do apo nuk do UNMIK”. “Jemi konsultuar me Grupin e Kontaktit, e kemi mbështetjen e Nju Jorkut. Konsideroj se, në bashkësinë ndërkombëtare ekziston pajtueshmëri e gjerë, që Serbia nuk duhet ta kalojë këtë linjë të kuqe”, tha Ryker dhe shtoi se: “Për UNMIK-un zgjedhjet parlamentare nuk janë problematike, por ato nuk do të mbështeten e as nuk do të pengohen”. Më tutje, ai tha se ndarja e Kosovës është e papranueshme. “Sipas rezolutës 1244, ne kemi obligim që të luftojmë për një Kosovë demokratike dhe multietnike”, tha Ryker.