Bllokohet gjyqi për vrasje, dy u shmangën nga hetimi
KRUJE – Prokurori i rrethit të Krujës ndërpret për plotësim hetimesh dosjen në ngarkim të Sefedin Doçit, i akuzuar për vrasjen e së shoqes.
Ndonëse pritej dhënia e pretencës për të akuzuarin, kreu i akuzës ka urdhëruar largimin nga çështja të prokurorit të saj, Bujar Çiçi. Vendimi u mor nga Florjan Bonjaku, pas ankesave të familjarëve të viktimës, Fiknete Doçi, se nga dosja hetimore ishte shmangur hetimi i mjekut të zonës së Tapizës dhe e vëllait të të pandehurit, të cilësuar kyç në ngjarjen. Sipas prokurorit të rrethit Bonjaku, dosja do të kalojë në duart e një tjetër vartësi të tij, ndërsa do të merren në hetim Ramadan Doçi si dhe mjeku i fshatit Tapizë, Laim Bushi. Të dy këta persona sipas përfaqësuesit të akuzës kanë qenë nën akuzë nga ana e Prokurorisë së rrethit, ndërsa në momentin që çështja ka shkuar për gjykim ata janë thirrur si dëshmitarë, çka përbën një shkelje dhe shkak për heqjen e prokurorit të çështjes. Kërkesa është marrë parasysh nga ana e trupit gjykues, kryesuar nga Nazmie Pengili, çka ka bërë që i pandehuri të lëshojë fyerje ndaj trupit gjykues gjatë daljes nga salla. Sefedin Doçi, i akuzuar për mbytjen e gruas në gusht të vitit 2007, u arrestua 1 muaj pas ngjarjes. Fillimisht u deklarua se 26-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga vetëhelmimi, fakt i konfirmuar nga mjeku Bushi. Por, këmbëngulja e familjarëve të viktimës solli hapjen e hetimit për vrasje, fakt i konfirmuar pas zhvarrimit të trupit të së resë. Asaj iu gjetën shenja dhune në trup e fyt, çka vërtetonin vrasjen e saj dhe asnjë shenjë helmi, siç kishte deklaruar mjeku. Fiknete Doçi u vra pas një grindje me të shoqin një ditë pas ditëlindjes, kur sapo kishte mbushur 26 vjeçe. Ajo ka lënë jetime dy vajza, njëra 7 dhe tjetra 3 vjeçe. Që prej momentit të ndalimit, bashkëshorti e ka mohuar akuzën për vrasje, por provat janë kundër tij. r.n