Projekti “Geco”, Kakomeja dhe Gjiri i Lalzit potenciale për turizmin
Zona bregdetare e Kakomesë në Sarandë dhe ajo e Gjirit të Lalzit në Durrës, janë përzgjedhur si dy qendrat potenciale për zhvillimin e turizmit shqiptar.
Kjo pas një studimi 2- vjeçar të kryer nga specialistë italianë e shqiptarë, në kuadër të projektit “Geco”, (Mjedisi dhe zhvillimi, një portë si mik). Rezultatet u paraqitën dje gjatë konferencës kombëtarë të mbajtur në ambientet e hotel “Tirana”. Në analizë është marrë gjithë vija bregdetare shqiptare, me qëllim krijimin e mundësive për zhvillimin e turizmit. Në këtë takim, ishin të pranishëm ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, koordinatori i përgjithshëm i projektit “Geco”, prof. Leonardo Damiani, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, homologu i tij në Bari të Italisë, Gennaro Ranieri. Sipas koordinatorit të projektit Damiani, për një periudhë 2-vjeçare, “Geco” arriti të përfundojë studimin e plotë për dy zona që janë cilësuara, si qendrat potenciale të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit. Prej tij janë mbledhur të dhëna, ku përfshihen mbi cilësinë e kanalizimeve, ujit, ekosistemeve dhe mjedisit. Projekti “Geco” në Shqipëri është mbështetur nga programi Interreg III.