E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish lavdëron Maxin

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 09:54

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, e ka lavdëruar mesfushorin ofanziv në formë Maxi Rodriguez pas ‘hat-trickut’ që e realizoi në fitoren 5:2 ndaj Fulhamit, të hënën mbrëma.

Futbollisti argjentinas shënoi 7 gola në tri ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si lojtari më në formë te Reds në këtë fund sezoni në Premierligë.

Golat e tij në stadiumin Craven Cottage, duke iu bashkangjitur edhe ato të Dirk Kuyt e Luis Suarez, e shohin Liverpoolin të përforcuar në pozitën e pestë, përpara Tottenhamit.
“Maxi është lojtar mjaft inteligjent. Ai e di se ku dhe kur duhet të lëvizë. Për momentin ai po dhuron magji. Ai meriton duartrokitje”, theksoi Daglish për BBC.

“Ai është lojtar i aftë dhe i shkathët. Shumë topa janë drejtuar tek ai dhe Maxi ka qenë aty në kohën e duhur”, vazhdoi trajneri anglez.

Maxi Rodriguez ishte transferuar në Liverpool nga Atletico Madrid, dy sezone më parë. Ai ishte një hije tek ekipi anglez, por shpërtheu në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›