Betajat e medha fushata ne Vlore e Durres

Zgjedhjen e problemit të ujit të pijshëm, përmirësim të infrastrukturës së dëmtuar të rrugëve dhe kopshteve për lagjen pranë spitalit të qytetit të Vlorës ka premtuar kandidati i aleancës për qytetarin për drejtimin e bashkisë Ardi Kollozi.
“Do ta shndrojmë bashkinë e Vlorës, këtë institucion, nga një institucion që punon për interesat e kryetarit dhe klanit përreth tij, në një institucion që punon, shqetësohet për hallet e çdo qytetari” tha Kollozi.
Ndërsa Kryetari aktual i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika iu ka premtuar banorëve të lagjes "1 Maji" më tepër investime në infrastrukturë, ndriçim dhe ujë të pijshëm.
“Pjesën e ndërtimit të gjithë rrjetit inxhinjerik nëntokësor, përfshi kanalizimin e ujrave të zeza, kanalizimin e ujrave të bardha si dhe çrrënjosjen përfundimtare të lansfillit të Vlorës” tha Gjika.
*******
Kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin per bashkine e Durresit, Ferdinand Xhaferaj ka premtuar zgjidhjen shume shpejt te problemit te ujit te pijshem dhe ndertimin e rruges ne lagjen Nishtulla te Shkozetit.
“Brenda 6 muajve nuk do ketë grup shtëpish në Durrës që nuk do marrë shërbimin e ujit të pijshëm; asfaltimin , kanalizimin, ndriçimin model të kësaj rruge” tha Xhaferaj.
Kandidati tjeter per bashkine e Durresit Vangjush Dako së bashku me kreun e opozitës Rama ka marre pjese ne inagurimin e galerise se arteve pamore ne sheshin “Liria” te qytetit.
“Në mandatin që kaloi i trefishuam fondet për projektet kulturore. Pra bëmë artin tre herë më shumë se sa paraardhësit tanë” tha Dako.
Olgera Muka