E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend vote kunder akcizes. Bujar Nishani minister i Brendshem

Në një mbledhje “blic”, parlamenti ka votuar me 73 vota ministrin e ri të Brendshëm, Bujar Nishani dhe ka rrëzuar me po të njëjtin numër votash dekretin e presidentit Topi për ligjin e akcizave. Gjatë momentit të votimit, opozita është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa i vetmi që ka qendruar deri në fund për të dhënë votën e tij kundër vendimeve të shumicës parlamentare ishte deputeti socialist, Andis Harasani.

Parlamenti votoi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i ministrit të brendshëm dhe Bujar Nishanit nga posti i ministrit të drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›