E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vegjlit ne fushate. Takime elektorale neper rrethe

Nga Peza ku prezantoi kandidatin e Aleances per Qytetarin, sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama akuzoi Partine Socialiste duke thene se ajo ka ikur nga ndjenjat e solidaritetit dhe humanizmit që formësojnë një të majtë moderne evropiane.

“Duhet t’i ndëshkojmë ata që nuk punojnë për komunitetin, duhet t’I ndëshkojmë ata që nuk janë të lidhur me Pezën, që nuk punojnë për Pezën, që nuk mendojnë për Pezën” tha Rama.

Ne takimin elektoral te rradhes ne Kavaje, kreu i republikaneve Fatmir Mediu tha se Aleanca per Qytetarin do te beje te mundur kthimin ne realitet të të gjitha premtimeve te dhena.

“Ju ftoj ju të votoni për Partinë Republikane se e djathta pa besimin në zot nuk ka vlerë, se e djathta pa respektimin e individit nuk ka vlerë, se e djathta pa respektimin e pronës nuk ka vlerë, se e djathta pa familje nuk ka vlerë, se e djathta pa dashurinë për Shqipërinë dhe kombin nuk ka vlerë. Ne do t’i japim vlerë këtij përfaqësimi” tha Mediu.

Nga Korça ku pati nje takim me simpatizante te partise Drejtesi Integrim dhe Unitet, Shpetim Idrizi reagoi lidhur me incidentin me te fundit ne kufirin shqiptaro- grek.

“PDIU do të reagojë në mënyrë proporcionale. Në qoftëse ne do të kemi prapë raste të përsëritura që shqiptarët e Çamërisë do të diskriminohen për të shkuar në Greqi, për të parë trojet e tyre, thjesht dhe vetëm sepse në pasaportat e tyre është shkruar Çamëri, PDIU do të bëjë protesta massive” tha Idrizi.

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skender Gjinushi pati nje takim elektoral ne qytetin e Beratit. Gjate prezantimit te kandidatit te Aleances per te Ardhmen Fadil Nasufi kreu i socialdemkrateve pati dhe takime me banore te Beratit ndersa i siguroi ata se 8 Maji do te jete dita kur shqiptaret do te heqin nje here e pergjithmone qeverisjen aktuale te cilen ai e cilesoi si te korruptuar.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›