Ndryshime ne qeveri. Pas 8 Majit pritet rikompozimi

Ndryshimet e pjesshme në kabinetin qeveritar ndezin ethe te reja për ndarjen e tortes qeveritare brenda koalicionit të djathtë dhe krijojnë ovacione në kampin socialist. Deputeti demokrat Mark Marku vlerëson figurën e Bujar Nishanit në ministrinë e Brendshme, por duke cituar kryeministrin Berisha sqaron për “AS” se pas 8 majit do të ketë një analizë në PD mbi të cilën do të reflektohen edhe plotësimet e vendeve vakante në qeveri.
“Këto dy ministry patjetër që do kenë ministrant e tyre. Kryeministri Berisha ka thënë se do kihet parasysh rezultati I zgjedhjeve dhe pas analizës do bëhen edhe ndryshimet” tha Marku.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka bën me dije se do të ketë rikompozim të kabinetit pas zgjedhjeve lokale. Deputeti Koka aludon edhe për një rikthim të Ilir Metës në qeveri pas 8 majit.
“Janë për tu plotësuar dhe dy ministri të tjera, ministrant përkatës së të cilave kanë kandiduar. Gjithsesi kjo do ngelet pas zgjedhjeve të 8 Majit. Besoj se do të ketë rikompozim sepse do të bëhet zëvendësimi I këtyre ministrave. Nga ana tjetër besoj që analiza të vazhdueshme ushtrohen për të gjithë ministrant që ushtrojnë sot detyrën” tha Koka.
Ish-ministri i Rendit dhe deputeti socialist Ilir Gjoni e konsideron rikthimin e Bujar Nishanit tek ministria e Brendshme si mungesë alternativash të kryeministrit Berisha.
“Fakti që zoti Berisha nuk sjell zëvendësimin edhe për anëtarin tjetër të kabinetit qeveritar ndoshta brenda PD ka një trazi, një paqartësi, ndoshta edhe konflikte të brendshme apo një luftë të brendshme për të zënë këto vende” tha Gjoni.
Plotësimi i vendeve vakante në qeveri tek drejtësia dhe kultura do të kryet pas 8 majit.
Erjon Ajazi