E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncon PS Probleme me listat tek njesia 10

Socialistet kane denoncuar problemet me listat e zgjedhesve ne njesine bashkiake numer 10 ne kryqytet. Perpara mediave, perfaqesues te PS dhe deputete te saj thane se jane evidentuar shtime fiktive te emrave te votuesve ne listen e zgjedhesve, 247 te tille, 400 votues jane zhvendosur nga qendrat e tyre tradicionale ne kete njesi dhe 147 dublime jane verifikuar, deklaruan ata duke i kerkuar pushtetit te ndale perpjekjet e manipulimit me te tilla skema.

“I themi Saliut, Lulit të Saiut dhe këtij kuadrit të Lulit, të mos guxojnë dhe të manipulojnë votën në datën 8 maj për të deformuar procesin, sepse do përballen me ligjin e shtetit dhe jo me ligjin e pushtetit” tha Gent Gazheli.

“I garantojmë të gjithë shqiptarët se atë ditë në krahë do të kenë PS, për t’i treguar se ku është qendra e tyre e votimit dhe për t’u mundësuar të pamundurve në moshë të mbërrijnë në qendrën e votimit për të ushtruar votën e tyre të lirë. Nuk ka gjë në botë që do të manipulojë votën e lirë” tha Ledi Shamku.

Njesia bashkiake numer 10 eshte paditur nga perfaqesues te Partise Socialiste per shtim te emrave fiktive ne listen perfundimtare te zgjedhesve, duke shtuar se do te depozitojne nje tjeter padi per kete njes.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›