Shkarkimi i Priftit dhe zgjedhjet e parakohshme
1.8 mil. eurot e padeklaruara ne ILKDP te rebelit majtist Dritan Prifti ish-minister i Ekonomise ne qeverine Berisha 2 e bene te veten. Kryetari i partise plangprishese brenda familjes se majte shqiptare e perjashtoi ate nga lista e qeveritareve te LSI-se duke marre persiper vete rolin e drejtuesit te atij dikasteri nje prej me te rendesishmeve ne ekzekutivin e nje shteti demokratik. Levizja e z. Meta miratuar ne besueshmeri te plote edhe nga shefi i qeverise nuk eshte asgje me shume se nje rokade lojtaresh shahu diktuar nga rrethanat ne prag te celjes se fushates per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor. Sic ndodh rendom ne Shqiperi asnje fjale nuk u tha per punen e ish-ministrit Prifti nga kryetari Meta. Nuk dihet pse zoti Prifti nuk reagoi ndaj ketij vendimi sipas tij te dhunshem te kryetarit Meta ndersa ai gjendej per motive familjare jashte shtetit. Pyetja qe vjen pas kesaj levizjeje politike miratuar edhe nga shefi i qeverise shqiptare eshte po politikisht cfare do te ndodhe me z. Prifti A do te qendroje ai serish ne partine e tij te dyte ne karrieren e vet politike Apo do te largohet prej saj duke bere tash nje kthese 180-gradeshe nga e majta ne te djathte drejt Partise Demokratike gje qe eshte hamendesuar dhe perfolur sapo ai u kthye nga fusha e betejes elektorale ne qershor te vitit 2008 pas nje bisede tet a tet me z. Berisha ku z. Prifti i kerkoi ketij te fundit marrjen ne mbrojtje nga ana e PD pas grabitjes sipas tij te votave nga ana e komisionereve socialiste Mburrja e punes se z. Prifti si nje minister i suksesshem ne reformat ekonomike te vendit gjate ketyre dy vjeteve dhe mosbraktisja e tij ne rrafshin teknik le te kuptosh se shume shpejt ish-ministri i Ekonomise do te jete anetari me i ri i Partise Demokratike ne pushtet. Zera brenda mazhorances me se shumti nga kampi i perkrahesve te ish-nenkryetarit te PD z. Topi sot President i vendit thone se levizja e z. Meta largimi prej radheve te qeverise i z. Prifti dhe bashkimi i tij se shpejti me Partine Demokratike ka qene nje loje e menduar me heret qyshkur u tha se midis z. Prifti dhe z. Meta ka perplasje te forta per ceshtje mosbindjeje ndaj urdhrave te kryetarit te partise. Logjika te thote se z. Berisha nuk do te beje asnje ndryshim ne kabinetin qeverises me te tijte brenda shumices se djathte qe ai drejton. sikunder deklaroi i djersitur para kamerave te medias elektronike. Cka do te thoshte kapitullim dhe pranim de fakto i abuzimit me postet drejtuese nga personazhe makbethiane ne radhet e ekipit te vet qeverises akuzuar prej disa muajsh nga opozita dhe shtypi per nje nivel te larte korrupsioni. Jo. Ndryshime pra nga e djathta nuk mund te kete. Gjithsesi z. Berisha me shume se LSI-se se brishte tash i trembet stuhive te reja te protestave te paralajmeruara opozitare te cilat mund te sjellin probleme te paparashikuara ne kalvarin e tij qeverises deri ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2013. Por sipas z. Berisha ka nje zgjidhje perfekte te pritshme ne favor te mazhorances liberalizimi ose heqja e regjimit te vizave per shqiptaret. Qe padyshim do te jete nje ngjarje teper e madhe per shqiptaret dhe nje konfirmim i suksesit te pritur prej me shume se 20 vjetesh sukses ky i realizuar ne mandatin e dyte qeverises si Kryeminister te liderit demokrat Berisha. Ne kushtet e nje epersie te tille te hamendesuar ne rrafshin politik dhe praktik por jo ekonomik mbi opoziten e dobet ende dhe pa te drejte vendimmarrjeje z. Berisha ashtu si Karamanlis i Demokracise se Re helene ne vitin 2007 nisur edhe nga kerkesa e fundit e opozites per mosnjohje te qeverise Berisha 2 ne rast te djegies se fleteve te votimit do te kerkoje ta coje vete vendin ne zgjedhje partiake te parakohshme duke vene si garanci suksesin e tij politik hapjen e kufijve per shqiptaret e traumatizuar ketu e 60 vjet brenda kufijve te tyre te mbyllur. Kjo e fundit sfida e zgjedhjeve te parakohshme kerkuar prej kreut te mazhorances ka te ngjare te jete surpriza e radhes ne fillimvitin e ardhshem. Ku z. Berisha do te kerkoje te mbahen njekohesisht edhe zgjedhjet vendore edhe ato partiake saktesisht me daten 8 qershor. Atehere ndoshta do te vije edhe zgjidhja e marteses Berisha-Meta dhe opozita qe ka kohe qe po kerkon mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme si zgjidhje sipas saj te krizes qe ka mberthyer vendin opozita pra do te heshte duke pritur te shperblehet per mundin dhe sakrificat pa pushtet qysh prej vitit te larget 2005.