Beteja brenda PD-se ndermjet disidenteve dhe ish-komunisteve
Partia Demokratike lindi si subjekti i pare politik qe mbartte misionin dhe flamurin e antikomunizmit. Kali i betejes se PD-se edhe pas 22 vitesh duket se eshte ende ajo e antikomunizmit ku tashme shihet si padronia dhe mbrojtesja e shtreses se ish te perndjekurve politike dhe ish te persekutuarve politike. Por nga ana tjeter e medaljes jo pak perplasje ka pasur edhe me faktin se brenda kesaj partie antikomuniste ka dhe perfaqesues te shtreses apo nga ata qe kane pasur lidhje me Byrone Politike apo me nomenklaturen e larte te diktatures. Vete PD-ja qe nga themelimi i saj permban emra personash te kesaj perfaqesie njerez te nomenklatures se diktatures komuniste e perzier me perfaqesues te nje disidence te mohuar te inteligjences shqiptare. Vete kryetari i kesaj partie ne kete post qe prej themelimit te PD-se Sali Berisha eshte nje person qe ka mbajtur teseren e Partise se Punes e marre nga viti 1968. Nje fakt i pamohuar edhe nga vete Berisha. Por dhe si perfaqesues te tjere mund te permendim te ndjerin Gramoz Pashko. I biri i Josif Pashkos prokuror dhe me pas minister ne kohen e diktatures. Ne kete themelim te PD-se ishte prezent edhe Genc Ruli figure e njohur e PD-se me lidhje krushqie me Pashkon. Ruli punonte deri perpara nderrimit te sistemit komunist si drejtor i makina-importit ne Ministrine e Tregtise te Jashtme. Ndersa ne jo pak raste sulme ka edhe ndaj prejardhjes se deputetit te PD-se Ilir Rusmali i ati i te cilit ajup Rusmali ishte drejtori i RTSH-se ne kohen e regjimit komunist dhe anetar i Komitetit Qendror te PPSH-se. Perballe tyre ishte Pjeter Arbnori i vetmi perfaqesues i shtreses se ish te persekutuarve i cilesuar si Mandela i shqiptareve per vitet e burgut te kryera gjate regjimit komunist. Vete shtresa e ish te perndjekurve dhe ish-pronareve duket se eshte keqperdorur prej me se 20 vitesh nga partia qe kishte ne program realizimin e demshperblimit te tyre. Proces qe ende prej 20 vitesh nuk ka perfunduar. Por sa here afrojne zgjedhjet PD-ja luan karten e ish te perndjekurve politike apo dhe ate te ligjit te Lustracionit te ndeshkimit te ish-spiuneve. Kjo karte duket se e ka coroditur kete shtrese e ndare ne copeza te vogla shoqatash e te bashkengjitura sipas interesave me PD-ne.
Sulmet e PD-se ndaj TopitKohet e fundit PD-ja po ndermerr sulme ndaj Presidentit qe ajo e zgjodhi vete afro pese vite me pare. Sulmi me i fundit lidhet serish me karten e ish te perndjekurve politike. Atyre qe marrin gjithcka nga Partia Demokratike e qe tinezisht abuzojne me pasionin frymezimin respektin mundin dhe djersen e demokrateve shqiptare historia e ketij vendi u ka ruajtur ne memorien e saj vetem turpin qe me se pari e moren ne betejen e Albulenes. Dhe meqe eshte folur sot per foto ketu nuk ka polifoto dhe kjo nuk eshte e vitit 1968 por eshte e vitit 2008 eshte zoti Topi duke dekoruar dike. Le te na e thote zoteria se kush eshte ky person qe ka dekoruar dhe pastaj te perbetohet per ish te perndjekurit e ish-pronaret tha dje deputeti demokrat Edi Paloka. Me tej Paloka shtoi se Topi eshte kamxhiku i Edi Rames. Njeriu qe perdhos cdo dite institucionin e Presidentit. E perdhos institucionin e Presidentit kur betohet per shenjterine e prones dhe per vete e vjedh ate e perdhos institucionin e Presidentit kur betohet per moral familje e dinjitet dhe cdo dite i ndyn ato e perdhos institucionin e Presidentit kur qan per te perndjekurit por voton persekutoret e perdhos institucionin e Presidentit kur sillet si kacaku pas ferres e perdhos institucionin e Presidentit cdo dite duke keqperdorur tinezisht ate karrige per pazare dhe sevape personale e aspak shqiptare. Bamir Topi eshte nje nga presidentet jokomuniste i dale nga PD-ja. Partia ne pushtet e kishte si nenkryetar te saj ajo krenohej ndaj figures qe ai perfaqesonte si pjese e shtreses se te djathtes reale ne Shqiperi. Ish te perndjekurit dhe ish-pronaret jane shtresa elektorale e PD-se. Kartat e hedhura nga PD-ja per keto shtresa dhe perdorimi qe po u ben atyre sa here qe afrojne zgjedhjet duket se do te sjelle tkurrjen e votave per demokratet. Duke perjashtuar Jozefina Topallin nenkryetaren e PD-se dhe ministrin e Kultures Aldo Bumcin ne kryesine e saj PD-ja nuk ka ndonje perfaqesues te shtreses se ish te perndjekurve edhe pas 21 vitesh te rrezimit te komunizmit.