Mbledhja e KSHM-se fiton Selim Muca shkarkon 4 myftinj

Keshilli i Pergjithshem shkarkon kundershtaret e Muces
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te zhvilluar dje Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman ka rikonfirmuar Haxhi Selim Mucen ne krye te komunitetit si dhe ka shkarkuar kater anetare. Pas tentativave te bera ne mesjave nga kundershtaret e Muces per te shkarkuar kete te fundit ka qene keshilli me 79 anetare qe ka vendosur me unanimitet shkarkimin e Ilir Vokshit nga detyra e Kryemyftiut te Durresit dhe nga posti i kreut te Keshillit te Myftinise Ali Hallacin nga posti i myftiut te Kukesit Bujar Topciun dhe Besim Trusin nga posti i myftiut te Tiranes.
Mbledhja
Keshtu me sa duket mbledhja e djeshme ka mbyllur brenda pak ditesh debatet e radhes ne gjirin e selise se myslimaneve. Nderkohe qe ka rikonfirmuar Haxhi Selim Mucen si kryetar te Komunitetit Mysliman pas disa dite debatesh polemikash dhe akuzash.Mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem Mysliman erdhi pas pretendimeve ne ditet e fundit nga disa anetare te keshillit te cilet akuzuan kryetarin Selim Muca per abuzim me detyren dhe me pronat e ketij komuniteti.Kjo mbledhje u ve kapak te gjitha diskutimeve dhe pretendimeve te individeve apo grupeve te caktuara per ligjshmerine e vendimmarrjes ne institucionin tone. Pjesemarrja e anetareve te Keshillit te Pergjithshem diskutimet vendimet e marra dhe votimet rikonfirmuan edhe nje here rifunksionimin e demokracise se brendshme institucionale. Kjo mbledhje rikonfirmoi edhe kryetarin ne detyre Haxhi Selim Muca - thote kryetari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman Ylli Gurra.Mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te KMSH-se ka hedhur poshte ne menyre unanime pretendimet e disa anetareve per pezullimin e kryetarit Selim Muca i cili u rikonfirmua ne krye te ketij institucioni me 79 vota pro.Pjesemarrja vendimmarrja konfirmuan mirefunksionimin e demokracise se brendshme. U rikonfirmua ne detyre serish kryetari Selim Muca - theksoi Gurra. Per drejtuesit e ketij keshilli vendimet e marra nga forumet me te larta mbyllin perfundimisht perplasjet e krijuara ditet e fundit brenda radheve te Komunitetit Mysliman.
Universiteti
Keshilli i Pergjithshem krahas zgjidhjes se ketij problemi ka marre vendimin historik ne historine e Komunitetit Mysliman Shqiptar nga themelimi ne 1923 te miratimit te hapjes se Universitetit Teologjik Islam ne Shqiperi. Keshilli i Pergjithshem ka marre vendimin historik te miratimit te hapjes se Universitetit Teologjik Islam ne Shqiperi. Keto vendime jane marre ne menyre te lire te ligjshme dhe te vendosur nga anetaret - tha Gurra.