Beteja e Durresit Xhaferraj e Dako ne zonat periferike
Dy kandidatet per kreun e bashkise se Durresit kane zhvilluar takime me banore të lagjeve periferike. Kandidati i koalicionit “Aleanca per Qytetarin” Ferdinand Xhaferaj ka zhvilluar nje takim me banore te zones se ish- Kenetes ku premtoi se brenda katër vjetësh i gjithë rrjeti i kanalizimeve do të sistemohet tërësisht.
”Pesë vite më parë kjo zonë ishte 100% e harruar. Nuk më besonin dhe kishin të drejtë kur i thoja që ne do bëjmë asfaltin mes përmes kënetës me një nga rrugët më të mira të kënetës. Ato gratë që më dhimbte shpirtin kur i shihja kur vija nga Tirana dhe mbanin ujë me karroca. Nuk e besonin që ne gjithë Kënetën do e fusnim në sistemin e ujit të pijshëm, që të gjithë Kënetën përjashtu këtë zonë ku 30 shtylla kanë mbetur për të mbaruar i gjithë sistemi i elektrifikimit të zonës” tha Xhaferaj.
Kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen Vangjush Dako në lagjen 18 ka vlerësuar ritmin e punimeve gjatë rikonstruksionit të infrastrukturës në këtë zonë.
”Bashkia nuk ka ujë dhe drita. Bashkia ka vetëm taksën e pasurisë, taksën e gjelbërimit dhe taksën e pastrimit. Ju paguani 1400 lekë në vit. Kaq e keni taksën. Ndërsa vetëm për taksën e televizorit "paguani 1400. Ujin dhe kanalizimet i ka Drejtoria e Ujësjellësit dhe ata janë përgjegjës për këtë gjendje të rëndë të ujit” tha Dako.
Kryetari aktual i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka premtuar vazhdimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës në rrugët dytësore të qytetit.
Aleks Kalemasi