E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ndaj korrupsionit BE Vendoret te bashkepunojne

Mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, lidhja nuk funksionon gjithnjë. Stefano Calabreta, drejtues i projektit të Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit në pushtetin vendor, shprehet se në këtë luftë mes dy niveleve duhet më shumë bashkëpunim.

“Përfundimisht lufta kundër korrupsionit duhet të jetë punë e përbashkët mes vendoreve dhe qeverisë qendrore. Lidhja mes dy niveleve nuk është gjithnjë e stabilizuar. Në disa raste strategjika kombëtare kundër korrupsionin as nuk ishte përcjellë tek vendorët, qe nuk e njihnin. Kjo është diçka që duhet kapërcyer menjëherë” tha Calabretta.

Zyrtari i delegacionit të BE-së në Tiranë, e sheh të ndarë projektin nga zgjedhjet lokale, pasi sipas tij, pavarësisht periudhave kohore, korrupsioni ekziston.

Bashkia Kamëz ka qenë pjesë e projektit, kryetari i saj mziu ka komentuar incidentet e përsëritura partiake në periferi të Tiranës, duke bërë thirrje dhe për qetesi.

“Simpatizantët e mi nuk do të krojojnë asnjë konflikt, madje nuk do të bien pre edhe e provokimeve. Të njëjtën gjë do të kërkoj edhe nga kandidati rival për të mos nxitur konflikte dhe për të mos krijuar konflikte” tha Mziu.

Me hapjen e fushatës, një javë më parë në Kamëz u shënuan incidente për simbolet partiake.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›