Beteja e Kosovës në GJND
Që nga shpallja e Kosovës shtet i mbikëqyrur ndërkombëtarisht para një vit e ca, dhe pas fillimit të mësimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit, Kosova po përballet ende me beteja historike dhe të ligjshmërisë së identitetit, sovranitetit, integritetit dhe territorialitetit të saj. Ndërkaq inicimi i politikës serbe para një viti për të peshuar shpalljen e Kosovës shtet të mbikëqyrur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të OKB-së dhe përkrahjen që ka gjetur te disa vende në këtë organizëm ka bërë që para disa ditësh kjo iniciativë të aplikohet në praktik në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë. Kjo lëvizje e politikës dhe e diplomacisë serbe është e tipit të strucit dhe ka për qëllim të mundohet që me argumente iluzive dhe johistorike apo me argumente të Çubrilloviqit dhe të Qosiqit e Milosheviqit të peshojë pavarësinë dhe ligjshmërine e saj në aspektin ndërkombëtar.
1000 faqet e dedikuara për këtë çështje nga ana e politikës serbe janë të ndara në dy pjesë; njëra flet për periudhën e krenarisë së rrejshme serbe dhe e betejave të saj mitike ndërsa tjetra periudhë është ajo e vonshmja dhe që nuk mund të kthehet prapë në asnjë mënyrë, historia është një gjurmë e tillë që mbetet dhe nuk kthehet më, edhe nëse përsëriten gjërat ato kanë një dimension tjetër jo të njejtë, por për politikën dhe diplomacinë serbe historia është e ndërtuar mbi gënjeshtra të kulluara që vetëm i çmenduri nuk arrin t'i zbulojë e shohë sheshazi.
Shikimi i Kosovës ende me syze të Milosheviqit nga ana e politikës dhe diplomacisë serbe tregon qartë se ky shtet ende ka mbetur pjesë e së kaluarës dhe ende jeton duke trashëguara kohën e vjetër të saj të gjenocidit ndaj popujve tjerë me kohën e re që nuk po arrin t'ia hapë derën assesi demokracisë dhe shikimit drejt ardhmërisë së përbashkët të Ballkanit në proceset integruese në strukturat euroatlantike.
Politika serbe ende nuk e ka heqë qafe ideologjinë e grindjes e gënjeshtrave të thatë ajo po e mban në krahët e saj duke menduar se këtë barrë të rrejshme historike do ia zgjidhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, duke mos menduar fare se bota demokratike tani në shekullin XXI ka ndërruar strategjinë e saj dhe orientimin, ajo e ka kuptuar se që nga krijmi i asaj Jugosllavie të ndërtuar mbi idetë e doktrinarëve të cilët etnitetet tjera i lanë në shtypje dhe i cilësuan njerëz më bisht .
Këta ideologë të shkatërrimit dhe rrënimit harruan se argumenti autokton i historisë dhe gjenezës së Ilirëve, sot shqiptarëve, është aq i vjetër sa vetë krijimi i botës ku jetojn kombet e tëra, prandaj këtë të vërtet mbi historinë e shqiptarëve e ka kuptuar tani bashkësia ndërkombëtare dhe ajo është në Kosovë për të mbrojtur këtë liri dhe pavarësi që qe projektuar së bashku para 15 apo 20 vitesh.Pastaj përpjekjet shumëvjeqare të popullit të Kosovës, sakrifica e tij, vizioni i tij për të jetuar të lirë dhe të pavarur, si dhe për t'u bashkuar me familjen e saj Europiane etj etj.
Koha për të ndryshur pamjen e Ballkanit dhe për ta kthyer atë në shekujt e hershëm ka mbaruar tani është koha kur ky rajon po gjen dalëngadalë rrugën e proceseve të drejta pozitive dhe të progresit deri në integrimin e plotë të këtij rajoni në Bashimin Europian dhe në NATO.
Sidoqoftë shpallja e Kosovës shtet i mbykqyruru ndërkombëtarisht para një viti e ca është parasëgjithash një plotësim i së drejtës ndërkombëtare dhe parimit të vetëvendosjes së popujve për të jetuar të lirë dhe të pavarur, këtë të drejtë nuk mund t'ia mohoj asnjë vend dhe askush nuk mund ta ndaloj këtë proces historik dhe real e unik në botën demokratike. Kosova e ka rrespektuar të drjetën ndërkombëtare dhe është bazuar në rezolutën 1244 e cila i lë hapësirë që nga një qeverisje e përkohshme të shkohet drejtë një qeverisje të ardhshme të pavarur shtetërore apo nga një status-quo në një status të ardhshëm , prandaj në një mënyrë apo tjetër Kosovës ka vepruar sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ka rrespektuar parimin bazë të saj të lirisë dhe të vetëvendosjes së kombeve, këtë të drejtë nuk mund ta mohoj askush këtë realitet dhe këtë praktik veprimi nuk mund ta zhbëjë, as pesimistët e precedentëve e as iluzionistët dhe mospërkrahësit e kësaj të drejtë thelbësore të kombeve .
Ndërsa politika serbe ende beson se duke pasur përkrahjen e shtetve që ende nuk e kanë njohur Kosovën të mund të arrij diqka në këtë iniciativ të saj primitive dhe aspk realiste, në rast se vërtet politika serbe shpreson në vendet e saj përkrahëse ajo që tani e ka humbur këtë kërkesë që ka dërguar në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, duke harruar se kjo gjykatë siç kam informacione do jetë neutrale dhe e pandikueshme politikisht, po ashtu shtetet që do e përkrahin Kosovën në këtë betejë do jenë të fuqishme dhe me një kapacitet mbrojtës e dëshmish të fuqishme përkrah së drejtës së Kosovës për të zotëruar këtë të drejtë të shtetit të mbikëqyrur ndërkombëtar.
Dhe krejt në fund kjo betejë e Kosovës ka një peshë të madhe më shumë politike se sa juridike, sepse Kosova juridikisht ka njohje ndërkombëtare nga disa vende ,megjithëkëtë rreziku qëndron vetëm te kredibiliteti i Kosovës dhe mungesa që shtetet tjera që ende nuk e kanë njohur do mund të forconin bindjen në këtë gjykatë se a duhet apo jo të njihet Kosova shtet i mbikëqyrur ndërkombëtar, duke parë argumentet e palëve dhe mbështetjet e dhëna. Gjithashtu ndikim pozitiv do mund të kishte çështja e legjitimitetit të Kosovës shtet i mbikëqyrur nëse ajo fiton betejën karshi argumenteve të politikës serbe, dhe në mënyrë “par exellence”, gjykata ndërkombëtare e drejtësisë do vendoste ligjshmërinë e saj ashtu që më vonë do mund që Asambleja e Kombeve të Bashkuar ta shqyrtojë në një kohë të mëvonshme anëtarësimin dhe njohjen e këtij etnitetit të pavarur nga ana e KS të OKB-së dhe në këtë mënyrë Kosova do e merrte për herë të dytë pavarësin e saj të mbykqyrur.Kosova duke fituar betejën me politikën serbe dhe duke bindur GJND dhe shtetet tjera do mund të kalonte në një pozicion të favorshëm dhe të fuqishëm të prezantimit dhe“ njohjes totale“ të shtetit të mbykqyrur të Kosovës nga shtetet që ende kanë mëdyshje rrethë pranimit të realitetit të ri në Ballkan.