Vështrim/Ringjallja e mitit të rremë serb në Deçan
Këtë muaj e karakterizuan tri ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë më Kosovën. E para, nga BBC-ja u adresuan akuza ndaj UÇK-së, për luftë të papastër dhe për keqtrajtim të të burgosurve, të potencuara në librin e Karla del Pontës. E dyta, Prishtina deponoi materialin pranë ICJ-së prej 200 faqesh, për ta argumentuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. E treta, presidenti serb Boris Tadiq arriti të vizitojë Manastirin e Deçanit, sipas të gjitha gjasave pa kërkuar leje nga Prishtina zyrtare siç tha edhe ai vetë në një deklaratë të tij, por nga zyra e UNMIK-ut në Beograd. Të tri këto ngjarje sikur bënë të harrojmë pakëz gëzimin e madh që mbretëroi në mesin e shqiptarëve me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e që padyshim është ngjarja më madhore për kombin që ka mundur të ndodhë. Këto ngjarje padyshim se janë të sinkronizuara mirë njera me tjetrën nga qarqet e caktuara antishqiptare, pikërisht në kohën kur Kosova bashkë me aleatet e saj do të mbrojë ligjmerinë e shpalljes së pavarësisë në GJND. BBC-ja nuk është hera e parë që bënë përpjekje për kompremetimin e luftës së dretë të UÇK-së. Fill pas publikimit të librit të Karla del Pontes, ku flitet se gjoja UÇK-ja paskësha pas bërë keqtrajtim duke transplatuar organet e të burgosurve - shumica prej tyre serbë - Prishtina zyrtare është dashur të formojë një ekip të ekspertëve tanë të drejtësisë, për t’ju kundërvenë me fakte të bollshme prokurorës Karla del Ponte, e jo t’i konsiderojë si të mjaftueshme deklaratat verbale në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. Nese pavarësia u arrit jashta KS të OKB-së, as që është dashur tash të bëhet fjalë për mbrojtjën e ligjshmërisë së pavarësisë në GJND. Të deponojë Kosova material në mbrojtje të pavarësisë është absurditet i llojit të vet. Serbia është ajo që është dashur moti të dënohet për gjenocid ndaj popujve josllavë në ish-Jugosllavi. Kur ish-Jugosllavia përfundimisht u shpërbë me luftën në Kosovë, si Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Kosova ka qenë e udhës ta padisin Serbinë në të njëjtën kohë në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë për gjenocid e jo këtë punë ta bëjnë ndarasi. Vetëm tash kur punët kanë ardhur para aktit të kryer që dosido duhet mbrojtur ligjshmëria e shpalljes së pavarësisë, presidenti Sejdiu kujtohet që Serbinë ta padisë për gjenocid. Sikur të ishte punuar në këtë drejtim shumë më herët, me duket se edhe efekti politik nuk do të kishte munguar. Natyrisht se këto mangësi të diplomacisë sonë i shfrytëzoi Serbia, e cila shumë u faktorizua karshi të ardhmes së shqiptarëve në trojet e tyre, mos për kurrgjë tjetër për tetë vjet radhazi arriti që ta zgjasë zyrtarizimin e pavarësisë së Kosovës. Mos shpërbërja e strukturave ilegale serbe që më shumë bie mbi supet e UMNIKU-t tashmë të tejkaluar, bëri që udhëheqësit serbë deri para pak kohësh të futen në Kosovë si në bahçe të babës. Disa zyrtarëve serbë në kohën e fundit, megjithatë iu bë e pamundur të hynte në Kosovë kur atyre t’u teket nga organet tona shtetërore, por jo të ndalohet edhe presidenti Tadiq i cili vizitoi Manastirin e Deçanit. Me mirë do të ishte sikur organet tona ekzekutive mos të deklaroheshin fare se i kanë dhënë leje Tadiqit të futet në Kosovë, kur dihet se kjo gjë u bë me bekimin e bashkësisë ndërkombëtare e që është shumë absurde. Sikurse kallashKoshtunica, ashtu edhe Tadiqi, sa herë që e vizituan Kosovën ringjallën mitin e rremë serb së Kosova është Serbi. Edhe më 17 prill këtë gjë e bëri pa fije turpi Tadiqi në Manastirin e Deçanit. Dikush tha se Tadiqi gjoja këtë vizitë të karakterit fetar e shndëdrroi në karakter politik. Jo zotërinj të nderuar, i ashtuqujturi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse dhe politika serbe asnjëherë nuk kanë dalluar prej njera-tjetrës. Ky farë Sinodi i Shënjtë i Kishës Ortodokse e bart fajin kryesor për mijëra viktimat e pafajshme të myslimanëve dhe shqiptareve të Kosovës. Tadiqi bashkë me klerikët ortodoks serbë me të veshura të zeza dhe mjekrra të gjata si në mesjetë nuk thanë asgjë të re, përpos që edhe njëherë tjetër shpalosën logjikën e mykur mesjetare serbe, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të Serbisë. Zatën Tadiç dhe të gjithë tadiçët nuk kanë hyrë në Kosovë për të mirën e shqiptarëve. Edhe indeksi i fytyrës së Tadiqit si dhe logjika e të menduarit nuk dallojnë shumë nga i kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Vetë prania e tij në Kosovë, për asgjë tjetër ishte tepër irrituese për shqiptarët. Ende nuk është tharë gjaku i të gjithë atyre të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Udhëheqësit e popullit serbë po të kishin vetëm pak ndërgjegje, do të kishin bërë barem një kërkimfalje për afër 300 mijë viktimat që lanë pas më rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Kjo vizitë aspak e mirëseardhur e Tadiqit në Deçan siç thotë një fjalë e popullit qoftë shpejt e harruar dhe pa pasoja për shqiptarët...