E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja e demokracisëNga Nikos Konstandaras, “Kathimerini”Duke parë dhunën e pafundme në Afganistan dhe Irak, njeriu pyet veten nëse është apo jo demokracia mënyra më e mirë për të qeverisur vendet, të cilat nuk kanë realizuar fillimisht bashkëjetesën

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Beteja e demokracisëNga Nikos Konstandaras, “Kathimerini”

Duke parë dhunën e pafundme në Afganistan dhe Irak, njeriu pyet veten nëse është apo jo demokracia mënyra më e mirë për të qeverisur vendet, të cilat nuk kanë realizuar fillimisht bashkëjetesën e grupeve të ndryshme luftarake. Problemet mund të vijnë prej mungesës së institucioneve të paafta për të vendosur rregull, nga qëndresa kundër pushtimit të huaj ose nga rënia e një regjimi autokratik.

Por në betejën që po zhvillohet në botën myslimane ka diçka tjetër: refuzimi pikërisht i konceptit të demokracisë nga ekstremistët. Para zgjedhjeve të djeshme në Afganistan, talibanët deklaruan se myslimanët e mirë nuk lejohen të garojnë për postet shtetërore ose të votojnë për ata që garojnë. Në Irak, para zgjedhjeve të vitit 2005, Osama bin Laden deklaroi: “Kush merr pjesë, është tradhtar”. Ndjekësit e tij në grupin Ansar al-Sunna shtuan: “Demokracia është një fjalë greke që do të thotë sundim i popullit, që do të thotë që njerëzit të bëjnë si e shikojnë të përshtatshme... Ky koncept konsiderohet braktisje dhe kundërshtim i besimit në një Zot - doktrina e myslimanëve.”

Megjithatë, në Irak, pavarësisht sulmeve terroriste, votuan miliona në 2005 dhe do të votojnë sërish janarin që vjen. Dje afganët votuan për presidentin për herë të dytë në histori. Sulmet dhe kërcënimet mund t’i kenë mbajtur votuesit larg, por sërish miliona vetë votuan. Pas dekadash luftë dhe pushtime, Afganistani ka probleme të mëdha dhe kërcënohet nga ata që duan të kthejnë ditët e errëta të sundimit taliban. Dje 40 kandidatë (përfshi dy gra) u përpoqën të konkurrojnë presidentin Hamid Karzai. Shumica e tyre nuk kishin shpresë, por ndjenë që duhet të bënin diçka për vendin e tyre, sepse besojnë që mandati i tij pesëvjeçar ishte i dështuar. Ata nuk u shkurajuan nga pamundësia për të fituar, as nga udhëheqësit e tribuve dhe as nga armiqtë e demokracisë. Ata u nxitën nga privilegji dhe përgjegjësia që frymëzon demokracia. Siç i tha Moinuddin Ulfati, një nga kandidatët presidencialë, “New Jork Times”: “Të hysh në garë e të mos fitosh nuk është humbje e madhe, humbje është të jesh frikacak.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›