Ndërmarrjet me mbi 20 punonjës kanë humbur 15% të vendeve të punësNga TemaEfektet e krizës ekonomike më së shumti kanë rënë mbi bizneset e mesme dhe të mëdha dhe më pak mbi bizneset e vogla. Të dhëna zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ndërmarrjet me mbi 20 punonjës kanë humbur 15% të vendeve të punësNga TemaEfektet e krizës ekonomike më së shumti kanë rënë mbi bizneset e mesme dhe të mëdha dhe më pak mbi bizneset e vogla. Të dhëna zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve bëjnë me dije se nga rreth 300 mijë të punësuar në mbi 70 mijë biznese në vend rreth gjysma e tyre punojnë në ndërmarrje që kanë më shumë se njëzet të punësuar. Ndërkohë të dhëna të tjera të Ministrisë së Financave thonë se numri i punonjësve që punojnë në ndërmarrjet me më shumë se njëzet punonjës ka rënë me rreth 15% që prej fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që numri i të punësuarve në bizneset e tjera të vogla që kanë një, dy, tre e deri në dhjetë të punësuar nuk ka rënë dhe vazhdon të jetë i njëjtë. Pesha e ndërmarrjeve që kanë më shumë se 20 njerëz të punësuar në ekonominë kombëtare është e konsiderueshme dhe shkon deri në 51% sipas të dhënave të tashme të Institutit të Statistikave. Në fund të vitit të kaluar pesha e kësaj kategorie biznesesh në ekonominë kombëtare llogaritej rreth 54%. Ky grup ndërmarrjesh vazhdon të dominojë më shumë në aktivitetin e industrisë dhe ndërtimit. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar zënë 91.4% të ndërmarrjeve, duke realizuar 21.9% të shifrës së afarizmit. Ndërmarrjet e vogla janë dominuese në prodhuesit e shërbimeve. Efektet e krizës ekonomike në Shqipëri duke se kanë prekur vetëm bizneset e mesme dhe të mëdha dhe kjo më së shumti për vetë specifikat e krizës ekonomike, e cila ka prekur sektorë të tillë si eksporti dhe ndërtimi. Siç dihet, ndërtimi është duke përjetuar momente të vështira dhe ndërkohë që industria, sidomos ajo tekstile, ka ulur në mënyrë të ndjeshme prodhimin dhe për pasojë edhe numrin e njerëzve në punë. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se prodhuesit e shërbimeve kanë realizuar 65% të shifrës së afarizmit dhe zënë 53% të të punësuarve. Prodhuesit e të mirave zënë 17% të numrit të ndërmarrjeve dhe kanë realizuar 61% të investimeve. Numri i ndërmarrjeve gjatë gjithë këtij viti është rritur me 0,3%, ndërkohë që vitet e kaluara është rritur mesatarisht me rreth 12%. Në fakt duhet thënë se një pjesë e rritjes së numrit të ndërmarrjeve ka pasur të bëjë edhe me formalizmin e ekonomisë, por duhet thënë gjithashtu se çelja e bizneseve të reja ishte më e mirë sesa tani. Tashmë është e qartë se kushtet nën efektet e krizës ekonomike nuk mund të lejojnë ritmin e viteve të kaluara në aktivitetin e ekonomisë.