Sandri në telashe nga muaji i RamazanitNga Antena brenda familjesSandri dje nuk dinte nga ta fillonte. Fillimi i festës së Ramazanit ia komplikon gjithmonë punët. Ndjehet shumë i mërzitur që së paku këtë radhë nuk ka qëlluar mysliman. Mori Qukapin në
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri në telashe nga muaji i RamazanitNga Antena brenda familjesSandri dje nuk dinte nga ta fillonte. Fillimi i festës së Ramazanit ia komplikon gjithmonë punët. Ndjehet shumë i mërzitur që së paku këtë radhë nuk ka qëlluar mysliman. Mori Qukapin në telefon ta pyeste si iu duk mbrojtja që i kishte bërë në gazetë. Qukapi ia mbylli dhe i dërgoi mesazh: “Jam me Zenin se fillon Ramazani.”
- Ah si nuk godita dhe unë mysliman këtë vit, - tha Sandri me vete. - I thonë gati një muaj që mund të humbas kontaktet. Ky Fevziu dhe në këtë pikë është me fat, - tha.
E pyeti një herë se ç’kuptim ka Ramazani.
- Është muaj sakrifice Sandër, - tha Fevziu. - Duhet të demonstrosh devotshmëri për të të falur mëkatet. Ma ka shpjeguar një herë Alia Izetbegoviç, kur e kam pas takuar më ‘95, po s’e mbaj mend mirë. Por në parim, sa më shumë mëkate të kesh gjatë vitit, aq më i përkushtuar duhet të jesh.
- Pse s’thua ti që s’kam për ta takuar Zenin asgjëkundi këtë muaj, - tha. - Më merr dhe atë Qukapin me vete dhe na ngeli kjo tokë e Dajtit. I thonë 150 hektarë dhe vetëm ne e kemi me vendim fakti. Doktori ua fshiu të gjithëve, vetëm ne na e dha bashkë me leje. Po nuk veproi Qukapi shpejt, na mori lumi.
- Nuk e di Sandër, se unë këtë muaj duhet të bëj disa udhëtime në Bruksel, Romë dhe Paris, të siguroj ca intervista, t’i kemi rezervë.
- Ti je në rregull vëlla, po s’i t’ia bëj unë këtij Ramazanit që qenka dhe i gjatë.
- S’di ç’të them. Po merru me doktorin se nuk mban Ramazan. Vetëm familja mban. Ai është i pastër dhe nuk pretendon se ka mëkate për të larë. E thotë gjithmonë, “kush e ndjen që ka mëkate, le të mbajë”. Dhe vajza me djalin mbajnë më shumë.
- Puna është se mua ata të dy më duhen, se me atë të madhin s’mbaron dot punë direkt. S’di a mban ky Qukapi që ka bërë prefekt. Po shkoj njëherë nga “Fiesta” se më thanë që atje e mbajnë vulën e prefekturës tani, mos i marr ndonjë vulë.
Pastaj Sandri u kujtua që dhe Ilir Meta mund të mbajë Ramazan. E mori në telefon.
- Ku je mo figurë, a mban Ramazan ti apo jo?
- Po jo mo flori, unë jam bektashi. Ne na lejohet të pimë dhallë, qumësht, nuk e kemi kaq të fortë si këta.
- E paskeni mirë ju vëlla. E paskeni fe të qendrës si LSI që bën koalicion dhe me PS, dhe me PD.
- Epo ç’të bëjmë o flori. Nga nevoja e kemi shpikur dhe këtë fe, ndaj e kemi caktuar selinë në Mal të Tomorit. Ja këtë javë kemi dhe pelegrinazhin.
- Po mëkatet u falen ju bektashinjve këtë muaj? - pyeti Sandri.
- Ne s’kemi mëkate, - tha Meta. - Ata që kanë, në daç t’ua falë Zoti, në daç jo. Ne e kemi thënë që kishim një plan, e realizuam planin, hymë në qeveri. Po ti ç’ke që je kaq i shqetësuar?
- Po ja mo burrë, kemi gjithë këto punë, por këta të familjes që të mbarojnë ndonjë punë mbakan të gjithë Ramazan. As i fton dot në kafe, as bën dot muhabet se u falkan gjithë ditën. Doktori që s’ka mëkate, nuk falet, po me atë nuk flitet këtë muaj.
- ǒtë të them o Sandër, këto halle i kemi pas të gjithë, ndaj kemi zgjedhur fe të mesme, jo shumë fanatike. Tani të zuri halli, prit një muaj.
- Ti q.. robt dhe kësaj feste, shkon e bie në muajin më vendimtar. I fut dhe doktori një agjërim për gjithë ministrat dhe deputetët të mos kenë makina e shoferë dhe ka për të na lënë të agjërojmë gjatë.