E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Beteja” e re e Berluskonit, do vilën ku rri Lario

 Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni i ka shkuar ndër mend të marrë shtëpinë ku jeton ish-gruaja e tij, me të cilën është në mes të procesit të divorcit, Verenika Lario. Miqve të tij Berluskoni iu është ankuar se “Këtu jam mërzitur, dua të iki”. Rezidenca në Arcore nuk i pëlqen, edhe mbase për shkak të bashkëjetesës më të birin Piersilvio, i cili qëndron në Vilën San Martino me të fejuarën e tij. Por kavalieri e ka vendosur se ku do të shkojë: në Macherio, në vilën e ‘700-ës, Vila Belvedere, ku sot jetojnë gruaja, Veronika, me të birin Luixhi dhe të bijën, Eleonora, kur kjo është në Itali. Këtë dëshirë Berluskoni e kishte shprehur edhe në drekën me djemtë e tij në Vilën San Martino. Për momentin, është shprehur atë ditë Kavalieri, ndarja e pasurisë së familjes pas divorcit nuk po diskutohet: “Ka mbetur vetëm të vendoset se ku do të shkojë të jetojë Veronika dhe paga mujore që duhet t’i jap”. Kryeministri italian ka evituar me kujdes hamendësimin se ish-gruaja mund të qëndrojë aty ku jeton prej 20 vitesh, në shtëpinë ku ka rritur tre fëmijët, duke hapur kështu një “betejë” të re me të. Veronica Lario zotëron një apartament në Zvicër, të cilin e ka në emër të nënës së saj, dhe një tjetër në Londër. Ndërsa Berluskoni ka në zotërim më shumë se 20 shtëpi (vila).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›