E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e vërtetë e Shqipërisë

Nga Dritan Ikonomi
Kombëtarja nuk ndjen rreth saj atmosferën inkandeshente, e cila sundon zakonisht vigjiljet e ndeshjeve të Shqipërisë. Pas kulmit të arritur në takimin e humbur me Holandën, është e kuptueshme një farë indiference nga ana e tifozëve, aq më tepër që edhe kundërshtari i radhës nuk grish. Nuk ka emra të famshëm, nuk ka motive të mëdhenj. E megjithatë, ndeshja e nesërme kundër Bullgarisë është ndër më të rëndësishmet për kuqezinjtë. Me një fitore, do të arrihej vendi i katërt në renditje, ndoshta në mënyrë përfundimtare. Kundër Bullgarisë, Shqipëria luan për objektivin e sezonit, i lidhur ngushtë me një objektiv edhe më të madh: ngjitjen një vazo më tepër për shortin e Botërorit 2010. Beteja e vërtetë e Shqipërisë fillon tani! NNDESHJET E MBETURA 17.10.2007 Luksemburg-Rumani Holande-Slloveni Shqiperi-Bullgari 17.11.2007 Bullgari-Rumani Shqiperi-Bjellorusi Holande-Luksemburg 21.11.2007 Bjellorusi-Holande Rumani-Shqiperi Slloveni-Bullgari Grupi G Ekipi N F B H Gol P 1.Rumania 9 7 2 0 27-4 23 2.Holanda 9 6 2 1 11-3 20 3.Bullgaria 9 5 3 1 14-6 18 4.Sllovenia 10 3 2 5 9-12 11 5.Shqiperia 9 2 4 3 8-7 10 6.Bjellorusia 10 2 1 7 11-20 7 7.Luksemburgu 10 1 0 9 2-20 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›