E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja dhe metamorfoza e transfertave

Nga Dritan Ikonomi
Pakënaqësia për mosarritjen e fitores në Slloveni mund të kompensohet fare mirë me faktin se në këtë edicion, si kurrë ndonjëherë, Shqipëria ka marrë gjashtë pikë në ndeshjet e luajtura jashtë, ndërkohë që i ka mbetur edhe një për t'u zhvilluar. Konstatimi se tri pikë janë marrë kundër Luksemburgut, një skuadër që e mundin të gjithë, nuk vlen shumë, pasi edhe me reston e pikëve të fituara në transfertë Shqipëria e Oto Baricit është në epërsi, krahasuar me edicionet e mëparshëm. Në pesë takime të luajtura në fushat kundërshtare, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një humbje, të llogaritur, me Holandën, në Amsterdam. Fitores në Luksemburg i bashkohen tre barazime, të arritur në Bjellorusi, Bullgari dhe në Slloveni. Ndeshja e fundit, në Rumani, mund të sjellë një tjetër rezultat pozitiv, për faktin e thjeshtë se rumunët do të jenë matematikisht të kualifikuar dhe nuk do të kërkojnë me cdo kusht fitoren. Edhe në rast humbjeje, Shqipëria do të ketë mesatarisht një pikë për ndeshje jashtë gjatë kualifikueseve të Euro 2008, cka nuk është arritur më parë, ndërkohë që tani mesatarja është 1.2 pikë për ndeshje. Më pranë ka qenë Shqipëria e Brigelit, në kualifikueset e Botërorit 2006, në të cilat kuqezinjtë morën katër pikë në gjashtë transferta, mesatarisht 0.6 pikë për ndeshje. Fitores 1-0 në Kazakistan iu bashkua barazimi 2-2 në Ukrainë, në transfertën e fundit. Në katër transfertat e tjera, kuqezinjtë pësuan vetëm humbje. Në dy edicione të mëparshëm, për Euro 2004 dhe Botërorin 2002, Shqipëria ka pësuar vetëm humbje në tetë ndeshje jashtë. Një edicion më herët, për Euro 2000, Astrit Hafizi kishte arritur dy rezultate pozitive, me barazimin 2-2 në Norvegji dhe atë pa gola në Letoni. EURO 2000 Gjeorgji-Shqipëri 1-0 Norvegji-Shqipëri 2-2 Letoni-Shqipëri 0-0 Slloveni-Shqipëri 2-0 Greqi-Shqipëri 2-0 Ndeshje 5 Fitore 0 Barazime 2 Humbje 3 Golat 2:7 Pikë 2 Mesatarja 0.4 pikë/ndeshje BOTËRORI 2002 Finlandë-Shqipëri 2-1 Gjerman-Shqipëri 2-1 Greqi-Shqipëri 1-0 Angli-Shqipëri 2-0 Ndeshje 4 Fitore 0 Barazime 0 Humbje 4 Golat 2:7 Pikë 0 Mesatarja 0 pikë/ndeshje EURO 2004 Rusi-Shqipëri 4-1 Irlandë-Shqipëri 2-1 Zvicër-Shqipëri 3-2 Gjeorgji-Shqipëri 3-0 Ndeshje 4 Fitore 0 Barazime 0 Humbje 4 Golat 4:12 Pikë 0 Mesatarja 0 pikë/ndeshje BOTËRORI 2006 Gjeorgji-Shqipëri 2-0 Kazakistan-Shqipëri 0-1 Turqi-Shqipëri 2-0 Greqi-Shqipëri 2-0 Danimarkë-Shqipëri 3-1 Ukrainë-Shqipëri 2-2 Ndeshje 6 Fitore 1 Barazime 1 Humbje 4 Golat 4:11 Pikë 4 Mesatarja 0.6 pikë/ndeshje EURO 2008 Bjellorusi-Shqipëri 2-2 Holandë-Shqipëri 2-1 Bullgari-Shqipëri 0-0 Luksemburg-Shqipëri 0-3 Slloveni-Shqipëri 0-0 Ndeshje 5 Fitore 1 Barazime 3 Humbje 1 Golat 6:4 Pikë 6 Mesatarja 1.2 pikë/ndeshje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›