Penev: “Shqipëria po na nxin jetën”

Ky është konkluzioni i trajnerit të tretë të Bullgarisë në këto kualifikuese, Dimitar Penev. Për hir të së vërtetës, pasuesi i Stanimir Stojlovit, trajneri që drejtoi përfaqësuesen bullgare në dy ndeshjet e fituara kundër Bjellorusisë (2 qershor 2007 dhe 6 qershor) e di mirë shkakun që solli dhe shkarkimin e Hristo Stojckovit. Kundërshtarët e kuqezinjve edhe pse po kalojnë një moment të vështirë, kanë ardhur në Shqipëri për të fituar. Kundërshtarëve ballkanas përvec 9 pikëve,u duhet shumë edhe fati, për të arritur objektivin e tyre kryesor, kualifikimin për në EURO 2008. Vendi i dytë Holanda duhet që të humbasë pikë në ndeshjet kundër Sllovenisë Luksemburgut dhe Bjellorusisë,në mënyrë që të kualifikohet Bulgaria. Por vështirë se kjo ndodh, duke pasur parasysh nivelin e "portokallinjve". Kapiteni Berbatov shprehet se mund të jetë e shkruar që skuadra e tij të humbasë për herë të dytë radhazi finalet e një kompeticioni evropian në përballjen me Shqipërinë. "Sigurisht që ne jemi të zhgënjyer me rezultatin në Konstancë, por Rumania luajti shumë mirë pas pushimit dhe fitoi. Ne kemi tre ndeshje të tjera për të luajtur dhe do të luftojmë për tre fitore. Unë jam optimist megjithëse ka gjithmonë surpriza në futboll si të shtunën në Minsk, ku Luksemburgu fitoi 1-0 kundër Bjellorusisë."-u shpreh Berbatovi duke shtuar "Do të ishte me të vërtetë negative që të humbasim përherë të dytë radhazi një turne të madh, por kështu mund të jetë e shkruar". Trajneri i bullgarëve Penev mendon se është pikërisht Shqipëria, ajo që e ka cuar skuadrën e tij në këtë situatë të vështirë. "Unë e kam thënë disa herë më parë që arsyeja që ne nuk e kemi fatin tonë në dorë në këto eliminatore është barazimi pa gola kundër Shqipërisë në Sofje në ndeshjen e parë. Nëse ne do të fitonim, do të ishte një punë tjetër tani. Tani ne duhet që të fokusohemi në tre ndeshjet e radhës. Ne duhet që ti fitojmë të gjitha ato."-u shpreh tekniku bullgar. Ndërsa për mesfushorin e Mancester Sitit, Penev ka ende mundësi që skuadra e tij të kualifikohet "Ka ende një shans për ne, i cili është që të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur
Rezultati i ndeshjes Rumani-Holandë nuk ishte i mirë por ne, por ne duhet të tregohemi profesionistë. Ne do të shkojë në Shqipëri me një qëllim, që të fitojmë."-u shpreh ai. Megjithatë situata e Bullgarisë nuk është aq e mirë se e tregojnë lojtarët. Gjithsesi do të jetë përballja e sotme që do të vendosë se si do të jetë e ardhmja e Bulgarisë.