E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Hasi, Aliaj e Murati tek Hyka, Rrustemi e Vangjeli

Speciale nga Leonard Karaj
Cilët janë futbollistët që janë aktivizuar më shumë nga Oto Baric? Cilët kanë lënë kombëtaren me nder dhe kush është larguar plot polemika e sherre në media? Cilët janë talentet e rinj dhe cfarë pozitive dhe negative ka karakterizuar lojën e 26 futbollistëve më të aktivizuar nga Baric për këto eliminatore? Kush luan me hope dhe kush sakrifikohet për cdo ndeshje? Sa kartonë të verdhë, sa të kuq, sa gola të shënuar dhe cka është më e rëndësishme cili ka qenë roli i legjionarëve në kombëtaren e drejtuar nga kroati 75-vjecar? Gazeta "Tirana Observer" skicon sot për lexuesit e saj profilet e kuqezinjve në prag të sfidës me Bullgarinë. Që në fillim kur mori në dorë kombëtaren shqiptare verën e 2006-ës, Baric pati deklaruar se do të drejtonte me "dorë të hekurt". Kështu ndodhi. Ata që dikur quheshin gati "të paprekshëm", Tare, Murati, Aliaj, Hasi, mi hir a me pahir u detyruar ti thonin lamtumirë kombëatres. Ndërsa ata që i mbijetuan "gijotinës" së 75-vjecarit u vunë nga dita në ditë nën presionin e më të rinjve që azhornoheshin me kuqezinjtë derisa bëheshin titullarë të padiskutueshëm. Kështu ndodhi me Berishën, Currin, Dallkun dhe së fundmi me talentin Kristi Vangjeli. Ky i fundit ndonëse prej vetëm 4 mujash me kombëtaren ka merituar edhe notën më të lartë dhe vlerësimet nga më pozitivet për lojën që ka shpalosur. Ndërkohë që kanë zhgënjyer për momentin, Alban Bushi, Ervin Bulku, Blerim Rrustemi dhe Edmond Kapllani. Ky i fundit ndonëse shënuesi më i mirë për Shqipërinë në EURO 2008 me tre gola, i ka rënë të mirës me shkelm teksa i është përpirë trajnerit se përse e zëvendësoi ndaj Holandës. "Plakushi" nga ana e tij nuk ia përtoi shumë duke e lënë jashët kombëatres për ndeshjet e radhës. Gjithsesi aventura e kuqezinjve për evropianin austro-zvicerian nuk ka përfunduar ende teksa kërkohen pikët e kalimit në vazon e katërt për shortin e botërorit "Afrikë e Jugut 2010". Përballë tri sfida shumë të rëndësishme, njëra më delikate se tjetra. A do t'ia arrijë vallë Baric të zërë vendin e 4-t në grupin G? Për këtë duhet të presim 21 nëntorin kur kombëtarja do të luajë takimin e fundit ndaj Rumanisë. Arjan Beqaj(8 ndeshje, 720 minuta, 5 gola të pësuar): Vlerësimi: 7 Arjan Beqaj është zëvendësuesi prestigjoz i Foto Strakoshës. E ka justifikuar plotësisht besimin e Baric dhe fakti që ka pësuar vetëm 5 gola në 8 ndeshje dhe për katër takime radhazi nuk pësoi gol, tregon për zotësinë dhe aftësinë e tij. Ka treguar se ka plastikë të jashtëzakonshme dhe me mjaft intuitë në daljet nga porta. Është i pari portier i kombëtares që nuk ka pësuar gola për gafa apo gabime të dukshme. Defekti i tij i vetëm, nuk luan rolin e organizatorit dhe udhëzuesit për mbrojtësit që ka përpara. Ilion Lika(1 ndeshje, 90 minuta, 2 gola të pësuar):Vlerësimi: 5 E nisi si titullar me Baric në dy takimet e para ndaj San Marinos (miqësore) dhe ndaj Bjellorusisë (për EURO 2008) por shumë shpejt i la stafetën Beqajt. Në takimin ndaj bjellorusëve pësoi nj gol që në minutën e parë të takimit kjo edhe për fajin e tij dhe jo vetëm të mbrojtjes. Ndonëse ka qenë mjaft korrekt në ekipin kombëtar nuk iu nda dot faktit se pati mbi shpatulla një sezon me Dinamon plot sherre e polemika. Ishin pikërisht këto të fundit që e lanë jashtë në gjashtë takimet e fundit të kombëtares. Armend Dallku (8 ndeshje, 720 minuta, 2 kartonë të verdhë): Vlerësimi: 7 Nëse ka një futbollist që ka bërë progres nën drejtimin e Oto Baric është pikërisht Armend Dallku. Mbrojtësi është një nga pikat më të forta të skuadrës kuqezi. Luan fort në krah por sipas drejtusëve të kombëtares mund të luajë pa problem edhe në qendër. Madje Besnik Hasi e cilëson si pasardhësin e tij ideal tek kuqezinjtë. Kosovari pritet të jetë një plus më shumë për përballjen e nesërme ndaj bullgarëve teksa mungoi ndaj sllovenëve për pezullim kartonësh. Adrian Aliaj(3 ndeshje, 161 minuta): Vlerësimi: 5.5 Njihet më mirë si mbrojtësi goelador. Kjo pasi me kombëatren ka shënuar shtatë gola, po aq ose dicka më shumë se disa sulmuesë të marrë bashkë. Baric e aktivizoi në tri takimet e para në pamundësi për të gjetuar menjëherë zëvendësuesin ideal. Ndërsa ia si një profesionist i vërtetë, duke parë edhe performancën e tij tashmë jo në nivelin e kërkuar, "u dorëzua" si burrë duke i lanë stafetën më të rinjve. Ai sikundër Hasi e la kombëtaren me një shije krejt të vecantë aq sa nuk do të jetë cudi në rast se Federata Shqiptare e Futbollit i organizon një festë lamtumire. Nevil Dede (7 ndeshje, 630 minuta, 1 karton të verdhë): Vlerësimi: 6 Në 90 minuta me Slloveninë gaboi vetëm një herë. Është kthyer në shtyllën e vërtetë të mbrojtjes sonë. Dhe po të kishte bërë atë gol, do të ishte heroi i ndeshjes. Por Nevil Dede ka një probleme të madh. Tirana sapo e përjashtoi si inaktiv në fushën e lojës. Por ec e merre vesh se c'ndodh me Deden kur ai luan me kombëtaren. Ky dyzim padyshim që nuk i shërben shumë atij. Ka shënuar një autogol për të cilin më shumë na erdhi keq për Deden se sa për kombëtaren. Baric ka gjetur rehatinë një një farë mënyre me të. Elvin Beqiri(4 ndeshje, 360 minuta, 2 kartonë të verdhë): Vlerësimi: 6 Fakt është se nga ndeshja e 24 marsit ndaj Sllovenisë në Shkodër edhe pse ai ka mungur, mbrojtja e kombëtares nuk ka qenë reparti më problematik. Por kjo s'do të thotë se ai nuk është një futbollist i vlefshëm. Baric ka improvizuar Currin në rolin e mbrojtësit të qendrës në mungesë të Beqirit i cili do të rikthehet sipas gjasave ndaj Bjellorusisë në nëntor. Është i fuqishëm dhe shumë punëtor por mbeten ende një futbollist i ngathët dhe jo shumë i guximshëm, këto të fundit të vetmet defekte të shkodranit. Besnik Hasi(3 ndeshje, 270 minuta, 1 gol, 1 karton i verdhë): Vlerësimi: 6 Kombëtarja do ta qajë një futbollist si ai. Stoper i fuqishmë dhe një lider në fuëhn e lojës. Kur vinte puna tek goditjet e dënimit dinte të ishte goxha konkret. Shënoi një gol në Minnsk ndaj Bjellorusisë që sigloi një barazim shpresëdhënës që në ndeshjen e parë për EURO 2008. u largua në momentin kur Baric filloi revolucionin e tij në kombëtare duke sjellë futbollistë të rinj. Tek kuqezinjtë në të shumtën e rasteve u sakrifikua duke bërë qendërmbrojtësin ndërsa në kampionatin belg luante vazhdimisht si mesfushor. Debatik Curri(8 ndeshje, 675 minuta, 1 gol, 2 kartonë të verdhë): Vlerësimi: 7 Shënoi që në ndeshjen e parë me kuqezinjtë në "Amsterdam Arena" ndaj Holandës një gol që do mbahet mend për shuam kohë. Nga Baric cilësohet si një nga futbollistët më të mirë të kombëtares. Defekti i tij i vetëm është se bën shumë faulle dhuke marrë edhe kartonë të verdhë. Kroati e ka përdorur kryesisht si mbrojtës të qendrës dhe të majtë ndërkohë që tek Vorskla Potlava luna si mesfushor. Gjithsesi edhe pse jo në pozicionin e tij ideal me kombëtaren ka shpalosur gjithmonë përformanca shumë të mira. Altin Lala(7, ndeshje, 624 minuta): Vlerësimi: 6.5 Kapiten, kapiteni im. Shtatshkurtri që nga afër as që ta mbush mendjen për futbollist, në fushën e lojës kthehet në një gjigant. Ndaj Sllovenisë ai dha Vangjeli ishin notat më pozitive përvec një pikë kolektive të kombëtares. Lala jo vetëm që shkëlqyeu në takimin ndaj Holandës, duke eliminuar lojtarë të kalibrit evropian, por dhe njëherë në sfidën e së shtunës duke treguar se meriton plotësisht shiritin e kapitenit. Pika e tij e dobët për momenti mbetet guximi për të gjuajtur dhe për t'iu afruar më shpesh portës kundërshtare. Klodian Duro(6 ndeshje, 458 minuta):Vlerësimi: 6.5 Është cudia vetë në kombëtare. Dylufton për cdo top, guxon shpesh herë driblime të njëpasnjëshme si dhe goditje nga larg. Ndërsa kur kthehemi për tek Tirana, gjërat ndryshojnë goxha. Ndoshta aty nuk gjen dëshirën dhe motivin për të luajtur njëlloj por fakt është se duke luajtur te Tirana ka marrë një rol primar edhe në mesfushën e kombëtares shqiptare. Baric e ka përdorur në të gjitha pozicionet e mundshme (vetëm portier jo) dhe ai nuk ka bërë as gëk e as mëk por me profesionalizëm është sakrifikuar. Altin Haxhi (9 ndeshje, 705 minuta, 1 gol të shënuar): Vlerësimi: 5.5 Mosha bën të vetën dhe ai dalëngadalë po bie nga performancat më të mira. Pothuajse në të gjitha takimet është zëvendësuar ose për taktikë loje ose për dëmtim. Gjithsesi me shpërthimin e talentit Vangjeli shanset se ai mund të thirret edhe për sezonin tjetër për kualifikimet e botërorit "Afrika e Jugut 2010" janë në minimum. Ka shënuar vetëm një gol në këto eliminatore ndaj Luksemburgut në takimin e 2 qershorit në stadiumin "Qemal Stafa" kur ai mbante edhe shiritin e kapitenit. Lorik Cana(7 ndeshje, 627 minuta, 3 kartonë të verdhë, 1 të kuq): Vlerësimi: 6.5 Është padyshim një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare por dhe më problematiku për Oto Baric. Kjo pasi kosovari i Marsejës nuk di të luajë qetë dhe ndëshkohet shpesh herë me kartonë të cilët ndikojnë jashtëzakonisht shumë në ndeshjet në vijim. Mungoi ndaj Luksemburgut për pezullim kartonësh dhe bëri një gafë që i kushtoi tri pikë kombëtares ndaj Holandës teksa dilte me karton të kuq në minutën e 87. Gjithsesi për Baric ai mbetet një futbollist i pazëvendësueshëm. Edvin Murati (1 ndeshje, 25 minuta): Vlerësimi: 5 Asgjë nga ai Murati që kemi njihur vite më parë. Luajti ndaj Holandës disa minuta duke treguar se nuk është në formën e duhur. Më pas Baric nuk e thirri më duke krijuar jo pak polemika me të kryesisht në medait vizive dhe të shkruara. U kthye në miqësoren me Anglinë B por disa ditë më vonë u degdis në tribun ndaj Luksemburgut për zgjedhje taktike. U largua nga kombëtarja gjatë verës duke shfryrë gjithë mllefin e tij ndaj drejtuesve të kombëtares dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pretendonte se ishte ende i vlefshëm por nuk rezultoi kështu sipas Baric. Ervin Skela(6 ndeshje, 523 minuta, 2 gola, 2 kartonë të verdhë): Vlerësimi: 6.5 U mendua se nuk do të rikthehej më në kombëtare pas aventurës negative në Serie A me Askolin dhe sëmundjes së gjakut në fillim të këtij viti teksa kishte firmosur për Kotbus. Gjithsesi Baric e vleron shumë dhe ai në një mënyrë apo në një tjetër ka vënë vulën e tij në këto eliminatore. Ka shënuar dy gola të rëndësishëm por ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë. Vendasit para takimit e shihnin si futbollistin më të rrezikshëm ai rezultoi më pak problematiku. Ka vizion loje por gabon shumë në konkretizimin e gjuajtjeve nga jashtë zone. Kristi Vangjeli (3 ndeshje, 196 minuta): Vlerësimi: 7.5 Luan prej vetëm katër muajsh me kombëtaren dhe duket sikur ka luajtur prej vitesh. Është padyshim nota më pozitive e dy ndeshjeve të fundit të kuqezinjve. Ndaj Holandës fitoi 13 dyluftime duke nxjerrë jashtë loje Van Persin. Ndërsa ndaj Sllovenisë nuk njihte rivalë në krahun e tij. Në një moment shpëtoi portën e Beqajt nga një gol i sigurt. Ndrës anë një tjetër dha një asist shumë të bukur për Bogdanin i cili s'mundi ta shfrytëzonte si duhet. Nëse flasim për rinovim me këtë futbollist nuk kemi c'ti themi Baricit. Ervin Bulku (3 ndeshje, 119 minuta, 1 karton të verdhë):Vlerësimi: 5.5 Pritej shumë nga ai në takimin e fundit ndaj Sllovenisë. I vendosur para mbrojtjes në pozicionin e Lorik Canës, ish-mesfushori i Tiranës, tashmë tek Krivbas në Ukrainë nuk arriti të ishte që deciziv në takimet me topin. Pati rastin të gjuante tri herë nga jashte zone por topi i tij përfundoi shumë metra larg katërkëndëshit. Kjo tregon se nuk ka një gjuajtje të mirë dhe precize por nuk i mungon vizioni i lojës dhe është goxha i fuqishëm në lojën defensive. Baric i dha një shans me Slloveninë dhe mund ta përdorë edhe ndaj Bullgarisë në mungesë të Canës. Devi Muka (8 ndeshje, 402 minuta):Vlerësimi: 5.5 U rikthye sërish në kombëtare nga Baric pasi ishte snobuar jo pak herë nga Brigel. Por në të gjitha takimet kemi parë nga një "Mukë" krejt tjetër kundrejt atij që mban shiritin e kapitenit tek Tirana. Sipas drejtuesve të kuqezinj në kombëtare ai është goxha punëtor dhe nuk konteston asnjë vendim të trajnerit. Ndërsa tek Tirana është akuzuar jo pak herë se ka krijuar një klan të cilin e përdor si ti vijë për mbarë kundrejt një trajneri apo tjetri. Ai nga na e tij ka mohuar vazhdimisht gjithcka në intervistat në media. Edmond Kapllani(6 ndeshje, 381 minuta, 3 gola, 2 kartonë të verdhë) Vlerësimi: 6 Përvec faktit se ka shënuar tre gola në këto eliminatore, Edmond Kapllani zor se do të mbahet mend për gjë tjetër pozitive. Sulmuesi i Karlsruher ngriti krye ndaj Baric në momentit kur kroati i kishte vënë ën dispozicion të gjithë skuadrën. Ishte kroati ai që e futi në lojë si titullar duke anashkaluar plotësisht Igli Taren. Por, ndoshta papjekuria e bëri Kapllanin që të shkaktonte një polemikë të kotë në përballjen ndaj Holandës e cila i kushtoi mos grumbullimin në kombëtare për dy ndeshjet e radhës me Slloveniën dhe Bullgarinë. Hamdi Salihi(2 ndeshje, 16 minuta): Vlerësimi: ? Është e cuditshme sesi futbollisti më në formë i kombëtares shqiptare në Evropë nuk aktivizohet si titullar me ekipin përfaqësues. Përvec faktit se javët e fundit ka shënuar rregullisht në kampionatin austriak të futbollit, Salihi ka dhënë një ndihmesë të vlefshme (3 gola) te Riedi edhe në Kupën UEFA. Me mungesën e Kapllanit u mendua se ai do të sihte përkrah Bogdanin ndaj Sllovenisë por Baric cuditi sërish. Gjithsesi shkodrani ka pritur me profesionalizëm cdo vendim të kroatit duke pritur shansin e tij. Erjon Bogdani (8 ndeshje, 692 minuta, 1 karton të verdhë): Vlerësimi: 6.5 Nuk e ka bërë ende sefte me golin por ndihma e tij në repartin e sulmit ka qenë konstante. Ka vuajtur shumë mungesën e pasave në zonën e tij dhe është sakrifikuar jo pak nga Baric kur e ka lënë të vetëm në sulmin kuqezi. Është disi i ngathët në përdorimin e topit por nuk të fal në lojën në ajër dhe është një nuhatës i mirë i sulmeve. Mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Baric dhe prezupozohet se do të vazhdojë të luajë me kombëtaren rregullisht edhe në eliminatoret e "Afrika e Jugut 2010". Besart Berisha: (5 ndeshje, 207 minuta): Vlerësimi: 6.5 Kur ai pranoi të luante për kuqezinjtë jo vetëm Baric mori frymë qetësisht. Duke filluar që nga debutimi i tij më 11 tetor 2006 ndaj Holandës loja e tij ka ardhur gjithnjë e në rritje për ku korurorëzuar me një takim spektakolar ndaj Anglisë B më 25 maj të 2007-ës. Dëmtimi në miqësoren ndaj Maltës ndilli jo pak edhe në përballjen me Holandën në Tiranë. Baric e përdorte më shuam si mesfushor krahu sesa si sulmues i mirfilltë. Luan shumë mirë me topin por jo pak herë humbet në drimbilmet e tepërta duke krijuar amulli me këmbët e tija. Gjithsesi mbetet e ardhmja e kombëtares. b>Alban Bushi(5 ndeshje, 231 minuta):Vlerësimi: 5.5 Duket sikur në kombëtare është rikthyer vetëm për të shënuar golin e tij të 15-të me kuqezinjtë por ende nuk ka krijuar qoftë edhe një rast të pastër goli. Dikur një goleador race sot përdoret nga Baric më tepër për ngacmuar mbrojtjet kundërshtare sesa për të dhënë produktivitet. Fakti që në të gjitha ndeshjet nuk ka shënuar asnjë gol, Bushi duhet të mendojë mirë që kombëtaren ta lërë me nder. Duhet ta respektojmë për atë që i ka dhënë kuqezinjve në vite por për momentin nuk po jep asgjë. Ndoshta me Bullgarinë duhet të jetë mundësia e tij e fundit. Igli Tare (3 ndeshje, 270 minuta, 1 karton të verdhë): Vlerësimi: 5.5 Largimi i tij nga kombëtarja krijoi jo pak polemika jo vetëm në aksin FSHF-Kombëtare por edhe në media. Ish-kapiteni kuqezi pagoi mungesën e gjatë të aktivizimit me skuadrën e Lacios në kampionatin italian. Por edhe në tri takimet e para për EURO 2008 përvec shpirtit të sakrificës nuk dha asgjë më shumë. Në miqësoren me Maqedoninë u dëmtua në fillim të ndeshjes duke i dhën shkak Baricit që të mendonte largimin e tij definitiv. Realisht biondi i Lacios nuk ishte më ai i ditëve më të mira me kuqezinjtë. Blerim Rrustemi(1 ndeshje, 90 minuta): Vlerësimi: 4.5 Ndaj Sllovenisë jo vetëm që humbi cdo dyluftim me kundërshtarët e tij, por në fundit e takimit bëri edhe një ndërhyrje amatoreske ndaj sulmuesit slloven me një gabim që mund të na kishte kushtuar të gjithë takimin. Në skuadrën daneze, në të cilën figuron i regjistruar "talenti" Rustemi është aktivizuar me pikatore. Madje në kampionat në takimet totale që ka luajtur skuadra e tij AC Horsens është aktivizuar vetëm 9 minuta. Performanca e tij ndaj Sllovenisë nuk janë asgjë tjetër, vecse kambana alarmi për të gjetur zëvendesuesin e tij duke pasur parasysh mungesën e sigurt të Currit ndaj Bullgarisë. Bekim Kastrati (1 ndeshje, 28 minuta): Vlerësimi: 4.5 Në debutimin e parë u bë shënjestër e tifozëve kuqezinj. Kjo për faktin se gaboi një top në mesin e fushës duke nxjerrë të vetëm sulmuesin rumun vetëm disa minuta pasi kishte hyrë në lojë. Zhgënjimi ishte i paimagjinueshëm por Baric i dha sërish "bekimin" Bekimit ndaj Holandës. Por s'ishte e thënë. Tri ditë para grumbullimit dëmtohet rëndë me skuadrën e tij në Gjermani dhe i thotë lamtumirë gjithë sezonit. Tashmë në Bundesligën 3 nuk shihet si një futbollist që i mungon repartit sulmues tek kuqezinjtë. Jahmir Hyka:(1 ndeshje, 2 minuta):Vlerësimi: ? Ndoshta mediat kanë amplifikuar më shumë se duhet talentin e tij. Ndërsa Baric preferon të mos djegë asnjë etapë për të duke siguruar një të ardhme shumë shpresëdhënse. I afruar në kombëtare kur nuk kishte mbushur ende 19 vjec, Jahmir Hyka shihet si organizatori i ri i kombëtares shqiptare. Ka luajtur disa minuta në miqësoret me Maqedoninë dhe Anglinë B si dhe bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare ndaj Sllovenisë, ndonëse vetëm 2 minuta mbrëmjen e së shtunës në "Arena Petrol" në Celje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›