E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilema e Otos: “Dua pikë, jo spektakël”

Nga Durrësi, Dash Frashëri
"Do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme në një kohë kur nuk kemi skuadrën tonë më të mirë, por ne do të luajmë në sulm, duke bërë një lojë më sulmuese se në Slloveni". Ky ishte mesazhi i parë i trajnerit Baric, gjatë konferencës së tij për shtyp të mbajtur në një sallë të "ngushtë" e të "djersitur" në hotel "Adriatik". "Plakushi" është gati ta sfidojë sërish Bullgarinë, skuadrën e 35-të më të mirë në botë, jo duke ndërtuar një skuadër me tipare mbrojtëse, por madje duke guxuar të hedhë edhe mbrojtësin Armend Dallku në mesfushë dhe me detyra ofensive në një skemë të pastër 4-4-2. DILEMA- Trajneri ka pas kohën e mjaftueshme për të projektuar 11-shin e përzgjedhur të tij. "Futbollistët janë të përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme. Do t'u bëj të ditur edhe formacioni që do të zbresë në fushë kundër Bullgarisë, ku kam ende edhe një pikëpyetje të vogël, pasi ndonjë lojtar nuk është plotësisht i gatshëm. Në portë do të jetë Beqaj; në mbrojtje do të jenë Vangjeli (në të djathtë), Dede e Curri (në qendër), Haxhi ose Rrustemi (në të majtë); në mesfushë do të jenë Dallku (në të djathtë), Lala e Skela në qendër, si dhe Duro (në të djahtë); sulmi do të jetë Salihi dhe Bogdani. Kjo unë mendoj se është dhe skuadra jonë më e fortë për momentin. Dilema ime e vetme është se kush duhet të luajë Haxhi apo Rustemi". Altin Haxhi vuan nga një dëmtim i lehtë i pësuar në ndeshjen me Sllovinë, por ende për të nuk ka një përgjigje përfundimtare, ndërsa Blerim Rrustemi bëri një debutim të kënaqshëm në Celje, edhe pse ishte ndeshja e parë e tij. NJË PIKË – "Bullgaria është një skuadër e mirë dhe undërshtari ynë ka humbur vetëm një ndeshje, atë me Holandën (2-0), të cilën unë e ndoqa në Amsterdam, dhe është skuadra me më shumë barazime në grup (3) nga tri skuadrat kryesuese, prandaj është në vendin e tretë. Edhe në po të mos ishin ndëshkuar nga gjyqtarët mund të kishim më shumë pikë". I pyetur më drejtpërdrejtë, se cili ishte objektivi real i tij: barazimi apo fitorja me Bullgarinë, Baric dha një përgjigje diplomatike: "Të fitoj, por duke mos humbur. Nëse për 75 minuta loja do të jetë në barazim, unë do të bëj c'është e mundur të mbroj barazimin". ASNJË GOL – Tekniku kroat në prag të ndeshjes së tij të dhjetë zyrtare me Shqipërinë gjithmonë përmend një fakt, që për të është thelbësor në përgatitjen e mirë të një ndeshjeje. "Atmosfera në ekip është shumë e mirë". 75-vjecari Oto e ka përzëmër të bëjë një bilance, pasi dhe statistikat flasin në favor të tij "Gjatë vitit 2006 kemi zhvilluar gjashtë ndeshje, ku brenda kohës së tyre normale, 90 minutave të lojës së rregullt, nuk kemi pësuar asnjë gol, më përjashtim të golit të Holandës, që u shënua nga Van Nistelroi në minutën e 92-të". FATI I BULLGARISË Oto është se ndeshja me Shqipërinë është shansi i fundit i Bullgarisë për të shpresuar për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Europës. "Nga rezultati në Shqipëri varet edhe fati i tyre. Nisur nga ky fakt unë pres një Bullgari shumë sulmuese që nga minuta e parë, po dhe ne kemi ndërtuar një sistem lojë me një mesfushë të fuqishme. Nëse ata do të marrin një pikë do ta dalin jashtë loje" FITORE ME BJELLORUSINË "Skema jonë është 4-4-2, sulmuese dhe unë kam folur shpesh me lojtarët për këtë gjatë analizave. Ne jo vetëm dëshirojmë të fitojmë ndeshjen me Bullgarinë por dhe të arrijmë vendin e katërt në grup. Ndeshjet tona të ardhshme janë me Bjellorusinë dhe me Rumaninë. Me Bjellorusinë do të fitojmë patjetër, por dhe në Rumani praktikisht të kualifikuar kemi edhe shanse të marrim pikë". Cfarë kemi tani "Kur më keni pyetur për herë të parë para 11 muajve për objektivat e mia, - tha Baric, - unë jam përgjigjur shumë thjesht: do të ecim hap pas hapi. Tashmë unë mund të them me plot gojën se kemi: - Një portier shumë të mirë - Një mbrojtje më të fortë - Një mesfushë më solide - Një sulm ende me probleme "Unë besoj se me kohë do të arrijmë ta zgjidhim këtë problem, qoftë me sulmuesit që kemi në dispozicion, por dhe me dy-tre lojtarë që unë kam piketuar e gjetur në kampionatet europiane". NDESHJET SHQIPERI-BULLGARI 9 tetor 1946 Shqipëri - Bullgari 3-1 15 qershor 1947 Bullgari - Shqipëri 2-0 17 nëntor 1949 Bullgari – Shqipëri 0-0 5 qershor 1950 Shqipëri – Bullgari 2-1 19 tetor 1980 Bullgari – Shqipëri 2-1 14 tetor 1981 Shqipëri – Bullgari 0-2 6 shtator 1995 Shqipëri – Bullgari 1-1 7 tetor 1995 Bullgari – Shqipëri 3-0 28 mars 2007 Bullgari – Shqipëri 0-0 17 nëntor 2007 Shqipëri – Bullgari, sot Bilanci: 9 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 4 humbje. Golat: 7-12

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›