E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: Përse nuk shënojne sulmuesit?

Shqiperia ka shenuar 8 gola ne 9 takime, dicka me shume se 0.8 gola per ndeshje. Por te lista e golashenuesve mungojne sulmuesit, pervec Kapllanit (3 gola). Tre apo kater te tjeret: Bogdani, Bushi, Salihi, apo dhe Berisha ende nuk kane shenuar, kur kemi Hasin (mbrojtes); Currin, mesfushor ne rolin e mbrojtesit; mesfushorin Skela (2 gola) dhe Haxhin, qe here luan si mesfushor e here si mbrojtes "Që të shënosh gol nevojiten dy gjëra thelbësore: të kesh një mesfushë krijuese dhe sulmues të aftë për të shënuar. Sulmi është edhe problemi im më i madh. Ju e shikoni se gjatë gjashtë ndeshjeve të fundit ne kemi pësuar vetëm një humbje, madje me Holandën humbëm në sekondat e fundit. Unë them se Duro është i aftë të shënojë gol, Skela gjithashtu e ka bërë dy herë këtë, ndërsa Bogdani duhet të shënojë, për të treguar se është një supersulmues, sic e konsideroni ju (gazetarët) atë", - argumentoi Baric, që shton se nuk duhet të harrojmë kurrsesi mungesën edhe të disa lojtarëve titullarë. "Na mungon për një kohë të gjatë mbrojtësi me përvojë Elvin Beqiri, është dëmtuar mesfushori sulmues Besart Berisha, por shto këtu edhe Kapllanin, i cili është dobësuar shumë edhe në kampionatin gjerman". Baric "zbuloi" edhe mënyrën e të menduarit të tij në prag dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes: "Në kualifikuese logjika të con të pranosh rezultatin e një ndeshje se sa spektaklin në fushë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›