E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja elektorale Obama-Romney

Një masë e drejtë paraprake e sfiduesit republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Mit Romni, mund të kthehet në një boomerang të vërtetë për kandidatin. Përpara se të zgjidhte njeriun që do të ishte zëvendësi i tij, në rast fitoreje, Romni i ka kërkuar ekspertëve të tij të zbulojnë çdo gjë për kandidatët e mundshëm në mënyrë që të merrnin masa për tu mbrojtur nga sulmet e kundërshtarëve politikë. Kështu që Paul Rajan por edhe kandidatëve të tjerë iu është kërkuar që të deklarojnë të ardhurat e tyre si dhe pasurinë. Por nga ana tjetër Romni ka refuzuar dhe vazhdon të refuzojë që të bëjë publike pasurinë  e tij, edhe vetëm të dy viteve të fundit. Duke e bërë shumë të lehtë kështu punën në kampin e Obamës për të deklaruar se sfiduesi i presidentit ka dicka për të fshehur. Kampi demokrat shtron pyetjen se pse Romni pretendon nga zëvendësi i tij diçka që ai vetë nuk është dakord ta bëjë. E thjeshtë, vjen përgjigja po nga kampi i presidentit Obama: të gjithë e dinë që Romni ka një pasuri të konsiderueshmë personale, me llogari bankare në Zvicër, Bermude dhe ishujt Kajmen. Debi Shulc presidente e komitetit kombëtar të demokratëve, pyet se pse një biznesmen amerikan duhet të ketë llogari bankare në Zvicër dhe të investojë në parajsat fiskale, nëse nuk ka asgjë për të fshehur. Mit Romni duhet ti bëjë të ditur elektoratit të tij pasurinë që ka, pra atë që ka pretenduar nga zëvendësi Paul Rajan, ka përfunduar ajo. Sondazhet kanë treguar qartë se sa lëvizje  e mirë ishte ajo e Obamës që e vuri sfiduesin e tij në pozicion mbrojtës për planin e cështjes fiskale dhe për masat që duhen marrë për mbrojtjen sociale, duke e përshkruar Romni si dikush që është shumë larg nevojave të klasës mesatare amerikane. Në debatet e fundit televizive, strategët e fushatës elektorale republikane nuk e kanë fshehur pozitën e vështirë duke thënë se këto janë çështje personale dhe konfidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›