E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e nëntë e gjykimit

Gjykata e Ukrainës ka shtyrë të martën për të nëntën herë gjykimin e ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko. Gjykim i është shtyrë për 11 shtator.

Kryetari i trupit gjykues në Harkov, Konstantin Sadovski, urdhëroi që nga Tymoshenko të kërkohet pjesëmarrja në gjykim përmes video-konferencës, meqë ajo ndodhet në spital që nga muaji maj. Deri më tani Tymoshenko e ka refuzuar disa herë këtë mundësi.

Në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministrja ukrainase është dënuar me shtatë vjet burg, për shkak të keqpërdorimit të detyrës ame rastin e nënshkrimit të një kontrate të dëmshme me Rusinë për furnizimin e vendit me gaz. Në këtë proces ndërkaq Tymoshenko do të përgjigjet për fshehjen e tatimit dhe për malverzime financiare, të kryera gjatë viteve të 90’a.

Edhe pse gjykimi filloi në prill, të gjitha seancat e deritanishme përfunduan menjëherë pas nisjes, për shkak të mospranisë së saj në gjykatore.

rasti i Yulia Tymoshenko ka shkaktuar një krizë në marrëdhëniet e Ukrainës me vendet perëndimore, të cilat procesin e shohin si të motivuar politikisht, dhe kërkojnë lirimin e saj të menjëhershëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›