SHBA gjeneralja e pare homoseksuale

Ushtria amerikane ka gjeneralen e saj të parë homoseksuale. Me një ceremoni në varrezat kombëtare të Arlington në Virxhinia, kolonelja Tami Smith u emërua si gjenerale e brigadës. Ajo që i ka vënë dhe yllin në jakën e xhaketës së uniformës ka qenë bashkëshortja e saj Trajsi Hepner. Emërimi i Smith, e cila gjithmonë ka deklaruar hapur homoseksualitetin e saj, dhe është e para që merr një gradë kaq të lartë, vjen pas një viti që nga anulimi i rregullit “mos pyet mos trego”, politikë kjo që i pengonte ushtarët që të deklaronin hapur homoseksualitetin e tyre. Hepner dhe Smith janë martuar një vit më parë në Uashington, pas një lidhjeje 9 vejcare. Pas heqes së rregullit për mos deklarimin e homoseksualitetit, ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta me anë të një videoje të postuar në YouTube zyratrisht ka falenderuar ushtarët homoseksualë për shërbimin e tyre. Në qershor, pentagoni ka organizuar Paradën e parë të Homoseksualëve, ndërsa në korrik ka lejuar që ët gjithë ushtarët homoseksualë të parakalojnë në paradën e San Franciskos në Kaliforni.