Lufta civile Damasku serish nen bombardime
Një nga dy televizionet shtetërore në Siri ka bërë të ditur se rebelët kanë ekzekutuar kameramanin që ishte rrëmbyer javën e kaluar së bashku me dy gazetarë, të cilët sipas njoftimit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në një video amatore ku të rrëmbyerit tregonin se ishin në gjendje të mirë shëndetësore, rebelët theksonin se nuk i kishin rrëmbyer por ishin të ftuarit e tyre. Ndërkohë një avion ushtarak sirian është rrëzuar në lindje të vendit gjatë një ushtrimi. Por agjencia shtetërore e lajmeve, Sana, bën të ditur se avioni është rrëzuar si pasojë e një difekti teknik, ndërsa vazhdojnë ende kërkimet për pilotin i cili është hedhur me parashutë. Por rebelët sirianë këmbëngulin se kanë qenë ata që e kanë rrëzuar avionin dhe se piloti është në duart e tyre. Në Damask që në orët e para të mëngjesit forcat ushtarake të qeverisë së Asad kanë nisur bombardimet. 48 orët e fundit janë regjistruar 48 viktima. Por në të gjithë Sirinë brenda 48 orëve të fundit janë vrarë 15o persona. Ndërkohë që refugjatët në Turqi kanë arritur numrin 60 mijë.