E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja italo-angleze, Milan-Arsenal, Napoli-Chelsea

Shorti i fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve ka vënë përballë përplasje mes skuadrave nga Serie A me ato të Premierligës.

Milan-Arsenal dhe Napoli-Chelsea janë duelet më interesante të caktuara nga shorti i tërhequr sot në Nyon. Kampioni në fuqi Barcelona do të ndeshet me Bayer Leverkusenin ndërsa Real Madridi përballet me CSKA Moskën.

Bayern Munich, nikoqir i finales, takohet me Baselin e shqiptarëve Xherdan Shaqiri, Granit dhe Taulant Gjaka. Kurse, Olympique Marseille-Inter, Zenit St Petersburg-Benfica dhe Olympique Lyon-APOEL Nicosia kompletojnë çiftet. Ndeshjet e para zhvillohen më 14/15 dhe 21/22 shkurt ndërsa ato të kthimit më 6/7 dhe 13/14 mars.

Olympique Lyon - APOEL Nicosia

Napoli - Chelsea

Milan - Arsenal

Basel - Bayern Munich

Leverkusen - Barcelona

CSKA Moska – Real Madrid

Olympique Marseille – Inter

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›